Dy Marrëveshje të tjera Bashkëpunimi nënshkruhen me Universitetin Bujqësor të Tiranës
Universiteti Bujqësor i Tiranës firmos Marrëveshje Bashkëpunimi me kompanitë BroTech Brands dhe F&M Reklama me qëllim ofrimin e praktikave mësimore dhe punësimit të studentëve.
Për të firmosur marrëveshjet Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Prof. Dr. Fatbardh Sallaku priti në një takim një nga themeluesit e të dy kompanive Z.Marin Pahija.
Me anë të kësaj Marrëveshje palët angazhohen në realizmin e projekteve apo aktiviteteve të përbashkëta për praktika profesionale të studentëve, kërkimin shkencor, transferimin e njohurive, të teknologjisë, trajnimeve apo shërbimeve të tjera.
Gjatë takimit Rektori Sallaku shprehu gadishmërinë e këtij institucioni unik të arsimit të lartë në vend për të bashkëpunuar në realizimin e shërbimeve, ofrimin e ekspertizës dhe konsulencës shkencore mbi bujqësinë dhe zhvillimin rural, mbrojtjen e shëndetit dhe mirëqenies së kafshëve, mjedisin, sigurinë ushqimore, pyjet, agrobiznesin, turizmin etj.
Kompanitë do t’i vijnë në ndihmë studentëve të interesuar në fushën e prodhimit të artikujve të ndryshëm promocionalë (reklama elektronike dhe në seri, printim dhe brandim fasadash, tabela ndriçuese apo sinjalistike, stenda, skenografi etj) dhe të import-eksportit të artikujve elektronikë, elektrikë, mallrave industrial e teknologjikë, projektim-zbatim etj.