Vjenë - Vendosim sot një gur kilometrik për ndërkombëtarizimin e universiteteve me firmosjen e një memorandumi historik për reformimin e Universitetit Bujqësor, sipas standardeve europiane të Universitetit BOKU të Vjenës
Memorandumi i bashkëpunimit mes Ministrive të Arsimit dhe Bujqësisë të Shqipërisë dhe Austrisë për reformimin e tre cikleve të studimit dhe njësive të kërkimit shkencor të Universitetit Bujqësor të Tiranës, transferimin e njohurive dhe teknologjive, rritjen e kapaciteteve të stafit akademik, shkëmbimin e stafeve dhe studentëve si dhe modernizimin e menaxhimit të #UBT, do të çojë në një nivel të ri bashkëpunimin në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor mes dy vendeve tona