Universiteti Bujqësor i Tiranës gjithnjë në mbështetje të Sektorit të Bimëve Medicinale dhe Aromatike për transferim të teknologjisë dhe njohurive në bujqësi në këtë sektor në Shqipëri

Universiteti Bujqësor i Tiranës gjithnjë në mbështetje të Sektorit të Bimëve Medicinale dhe Aromatike për transferim të teknologjisë dhe njohurive në bujqësi në këtë sektor në Shqipëri. 🍃

Stafi i Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit ka qenë në Belsh në kuadër të prezantimit të draftit të parë të Compendiumit të BMA-ve, një material njohurish që do t’i shërbejë si referencë kombëtare Sektorit të BMA-ve.

Kjo nismë, mbështetur nga RisiAlbania, është një udhërrëfyes me njohuri praktike mbi prodhimin, kostot, standardet, teknologjinë, përpunimin dhe tregjet e BMA-ve.

Ky është një hap që ndërmeret për herë të parë në Shqipëri nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, FBM, në sinergji me AKMVB, Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Shoqata të Sektorit të BMA-ve, aktorë të tjerë të zinxhirit të vlerës dhe sektorin privat.


Thirrje për pjesëmarrje në projektet Horizon Europe