Rektori i UBT, Prof. Dr. Fatbardh Sallaku së bashku me stafin e tij i bashkohet sektorëve të ndryshëm të bujqësisë në panairin "Agro Tech & Natyral Ekspo" të zhvilluar në Agro Park Tirana, për të qenë sa më afër tyre si burimi i vetëm i përgatitjes së specialistëve të fushës së bujqësisë dhe për t’ju ardhur në ndihmë përmes ekspertizës së profesionistëve dhe përdorimit të kapaciteteve laboratorike të UBT.
Gjatë fjalës së tij, Rektori Sallaku tha se pjesëmarrja e UBT në këtë panair, tregon një mundësi të shkëlqyer për të forcuar lidhjen dhe bashkëveprimin e Universitetit Bujqësor në tërësinë e tij me hallkat e tjera të zinxhirit të bujqësisë që operojnë në gjithë vendin.
Në
ceremoninë e hapjes së panairit, i cili do të qëndrojë i hapur deri më 18 Maj,
morën pjesë edhe personalitete të vendit si Zëvëndësministri i Bujqësisë dhe
Zhvillimit Rural, Arian Jaupllari; Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Andi
Seferi; përfaqësues nga Ambasada e
Italisë në Shqipëri dhe përfaqësues të bizneseve e kompanive të ndryshme nga
vendi e rajoni.