Një grup studentësh nga dy universitete partnere në Gjermani vizitojnë Universitetin Bujqësor të Tiranës
Universiteti Bujqësor i Tiranës u vizitua sot nga një grup studentësh të shkencave bujqësore të Universitetit Hohenheim dhe të Universitetit Nürtingen-Geislingen (NGU) në Gjermani.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Rektori i UBT, Prof. Dr. Fatbardh Sallaku i njohu studentët me vendin që zë sektori i bujqësisë, mjedisit dhe ushqimit në ekonominë tonë dhe rolin që luan UBT në përgatitjen e profesionistëve, në kërkimin shkencor dhe në transferimin e njohurive dhe teknologjisë në këto fusha në vend. Po ashtu, Rektori Sallaku u prezantoi studentëve miq edhe objektivat e zhvillimit afatgjatë të UBT.
Vizita studimore e studentëve gjermanë në UBT u organizua nga Prof. Dr. Myqerem Tafaj, Koordinator i Projektit Erasmus me këto Universitete, me qëllim thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të UBT me universitetet partnere.
Në
përfundim, Rektori Sallaku dhe profesorët e dy universiteteve partnere, Prof.
Dr. Heinrich Schüle dhe Prof. Dr. Enno Bahrs, diskutuan për mundësitë e
thellimit të bashkëpunimit midis universiteve, sidomos në shkëmbimin e
studentëve e doktorantëve dhe në përfshirjen në programet ndërkombëtare të
kërkimit shkencor dhe inovacionit.