Vazhdon këshillimi nga pedagogët e Universitetit Bujqësor të Tiranës nëpër ferma të tjera fituese të projektit të Skemës Kombëtare të Trajnimit në Bujqësi, komponenti “Fermat Lider”.

Pedagogu i ullishtarisë në UBT, Prof. Dr. Bari Hodaj ofron këshillimin në 9 ferma dhe 1 shoqatë prodhuese të ullirit gjatë periudhës Prill – Maj mbi shërbimet e domosdoshme në ullishtet përkatëse për plehërimin dhe kontrollin e barërave të këqija.

Nga monitorimi rezulton se në të gjitha fermat gjendja vegjetative dhe ngarkesa e prodhimit pas lidhjes së frutave është e mirë, ndërsa u këshilluan për kositjen e barërave të këqija dhe mulçërimin e sipërfaqes së tokës.

Pas analizave të tokës për secilën nga fermat u këshillua plehërimi me pleh azotik (nitrat amoni) në dozën 100 – 150 kg/dy në çdo 10 ditë, shoqëruar edhe me ujitje. Ndërsa për fermat që nuk kanë ujë për ujitje u këshillua që përveç kositjes së barit dhe mulçërimit të tokës të bëhet plehërimi me ure ose sulfat amoni me 0.5 – 1 kg/bimë.

SHBA feston ditën e Pavarësisë