Bordi i Administrimit – Përshkrim
Mandati i Bordit të Administrimit është 5 vjeçar me të drejtë rizgjedhje.
Mandati i anëtarit të tij të zgjedhur merr fund:
– Me mbarimin e afatit;
– Me dorëheqje;
– institucioni emërues ose zgjedhës e shkarkon në përputhje me kornizën ligjore në fuqi;
– kur dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale;
– bëhet i pamundur nga ana fizike apo mendore të ushtrojë detyrën;
– bëhet ndryshimi i raporteve të përfaqësimit në BaUBT.
Anëtarët e Bordit të Administrimit të emëruar nga Ministri i Arsimit dhe Sportit shkarkohen prej tij.
Shkarkimi i anëtarëve të BaUBT, përfaqësues të UBT, bëhet nga ministri përgjegjës për arsimin e lartë me propozimin e SaUBT
Referencë: Statuti i Universitetit Bujqesor te Tiranes, Neni 9, miratuar nga Senati Akademik, Prot. 175, datë 21.04.2021 . Miratuar me Urdhërin e Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr.279 Prot. 1025/5, datë 28.07.2021