Përgjegjës Departamenti
Prof. Dr. Dhimiter RAPTI
Përgjegjës Departamenti
E-mail: dhimiter.rapti@ubt.edu.al
Dhimitër Rapti përfundon shkollimin universitar në vitin 1988 në Institutin e Lartë Bujqësor të Tiranës, dhe merr titullin “Mjek Veteriner”. Prof. Dr. Dhimitër Rapti në Dhjetor 1992 emërohet Pedagog pranë Klinikës së Sëmundjeve të kafsheve të shoqërimit. Në Janar 1996 mbron Disertacionin për gradën “Doktor i Shkencave” me temë: “ Zbulimi dhe analiza e prevalences se Dirofilaria immitis në Shqipëri. ”
Në Janar 2007 mer titullin “Profesor i Asociuar”. Prof. Dr. Dhimitër Rapti është titullar në lëndët “Sëmundjet e Kafshëve të Shoqërimit” dhe “Propedeutika e Kafshëve të Shoqërimit”. Gjatë viteve 2008-2016 ka mbajtur pozicionin Dekan i FMV-së. Në vitin 2011 merr titullin akademik “Profesor”. Titullar i lëndës “Sëmundjet e kafshëve të shoqërimit” në drejtimin “Master Profesional” dhe Ciklin e Tretë Studimeve “Doktoraturë” në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare. Autor i ciklit të leksione “Sëmundjet kafshëve të shoqërimit”. Bashkautor i Teksit mësimor Propedeutika Veterinare. Bashkëautor i 3 monografive të miratuar nga Departamenti i Lëndëve Klinike. Autor dhe bashkëautor i 20 artikujve shkencore në revista shkencore me bord editorial me faktor impakti. Pjesëmarrës në 40 konferenca, simpoziume dhe seminare kombëtare dhe ndërkombëtare.
Edukimi
Shkolla Pasuniversitare në Mjekësi Veterinare, Universiteti Bujqësor i Tiranës, 1988
Master Shkencor në Mjekësi Veterinare, Diplomimi Mjek Veteriner, Universiteti Bujqësor i Tiranës, 1988
Lëndët:
Interesat kërkimore
Përdorimi i qasjeve shkencore nëpërmjet metodave përshkruese, vëzhguese dhe analitike në lidhje me diagnostikën klinike të Kafshëve të Shoqërimit.
Krijimi dhe përmirësimi i mënyrave të mësimdhënies dhe vlerësimit në modulin Sëmundjet e Kafshëve të Shoqërimit.
Publikimet dhe punimet e ndryshme do të mbështesin zhvillimin edukativ dhe do të çojnë në një kuptim dhe përmirësim më të madh të proçeseve dhe rezultateve mësimore në fushën e interesit.