Departamenti i Moduleve Morfo-funksionale
Ky department është krijuar në vitin 1994 me emërtimin Departamenti i Lëndëve Morfofunksionale, duke patur në përbërje seksionet e Anatomisë (Anatomi, Histologji, Embriologji) dhe të Biokimi-Fiziologjisë (Biokimi, Fiziologji), por disiplinat didaktike që përfshihen në të kanë qënë pjesë integrale e studimeve në FMV që në vitin 1952, vit në të cilin nisi rrugëtimin Fakulteti i Mjekësisë Veterinare në Shqipëri.
Në organizimet e hershme të strukturës së FMV, nisur nga viti 1952, lëndët Anatomi, Histologji, Embriologji, Biokimi, Fiziologji kanë qënë të grupuara në katedra. Kështu sipas strukturës së FMV të viteve 1981-1990, lëndët Biokimi, Fiziologji së bashku me lëndën Biologji përfshiheshin në Katedrën e Biologjisë; ndërsa lëndët Anatomi, Anatomi-Histologji së bashku me Anatomi Patologjike përfshiheshin në katedrën e Anatomisë.Aktiviteti shkencor i Katedrës së Biologjisë ishte: “studimi dhe luftimi i sëmundjeve metabolike në kafshët bujqësore”; ndërsa aktiviteti i Katedrës së Anatomisë ishte: “studime në fushën e hematologjisë veterinare”. Sipas organigramës së FMV të vitit 2016 e në vijim, Departamenti njihet si Departamenti i Moduleve Morfofunksionale.
Mësimdhënia
Mësimdhënia fokusohet në njohuri mbi lëndë bazë apo karakterizuese të këtyre programeve të studimit
•Anatomi e Kafshëve: Hyrje në Anatomi, Anatomi Topografike, Anatomi e Aplikuar, Anatomi e Kafshëve•Histologji dhe Embriologji
•Biokimi e kafshëve
•Fiziologji e kafshëve
•Etologji dhe Mirëqënie e Kafshëve
•Biokimi – Fiziologji
Pjesa teorike dhe praktike e programit të secilit prej moduleve është ndërtuar në funksion të marrjes së një informacioni të plotë në disiplinat e sipërcituara, të mbajtura në semestrat I-IV të programit të studimit “Mjekësi Veterinare” dhe të semestrave I – II të programit të studimit “Menaxhim Veterinar”, si dhe është e koordinuar me programet e moduleve që mbahen në Departamentet e tjera të FMV, në funksion të një diplome të përbashkët në “Mjekësi Veterinare” apo “Menaxhim Veterinar”.
Stafi akademik i DMMF mban mësim edhe në Departamentet: “Biologji Marine dhe Akuakulturë” dhe “Shkencat zooteknike”, të Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit (FBM), në programet Bachelor dhe Master Shkencor, në modulet:
•Bazat e anatomi dhe fiziologji e kafshëve
•Anatomi dhe fiziologji e peshqve
•Biokimia
•Biokimia dhe rregullimi hormonal i prodhimtarisë dhe riprodhimit
Përmbajtja e programeve mësimore të moduleve është e përshtatur për të korresponduar me fokusin specifik të secilit department të FMV-së dhe të secilit program studimi të ofruar në programet e studimit të FMV dhe FBM.
Trajnimet dhe Eksperiencë
Stafi akademik dhe ndihmës akademik i Departamentit të Moduleve Morfofunksionale ofron shërbime laboratorike në Laboratorët e Biokimisë, Fiziologjisë, Anatomisë dhe Histologjisë në FMV, si edhe ekspertizë, konsultime, trajnime dhe programe të edukimit të vazhduar për veterinerët në komunitet.
Ekspertizë
•Ekspertizë në analizat mjekësore veterinare: biokimike, hematologjike dhe hormonale. Realizohet përmes analizimit me metoda të automatizuara dhe interpretimit të analizave klinike biokimike, hormonale dhe hematologjike; regjistrimit dhe arkivimit të ekzaminimeve laboratorike të kryera me qëllim sigurimin në cdo kohë të historikut të diagnostikimeve të pacientit.
•Ekspertizë mbi diagnostikimin e çrregullimeve me natyrë neoplastike hematologjike dhe të tjera në qen dhe mace me metoda të avancuara. Realizohet përmes: Interpretimit të analizave të kryera me metoda të ndryshme si: immunohistokimi, immunocitokimi, citologji dhe citometri me fluks.
•Vlerësim makroskopik dhe mikroskopik i tipareve morfologjike në kafshë dhe peshq.
•Vlerësimi i manipulimeve në karkasat e kafshëve shtëpiake.
•Ekspertizë në fushën e anatomisë, në ndarjen anatomike të mishit si dhe në fushën e Osteologjisë së Krahasuar të kafshëve.
•Vlerësim i karkasave dhe organeve nga pikpamja makro si dhe vlerësimi mikro i indeve dhe i organeve të ndryshme të kafshëve.
•Ekspertizë në fushën e kontrollit dhe inspektimit të mishit dhe peshkut.
Konsulencë
•Konsulencë mbi luftimin e myazave në gjedhë dhe dhi: konsulencë për fermerët për luftimin e myazave (hypodermozës) në gjedhë dhe dhi.
•Konsulente në fushën e kontrollit dhe inspektimit të mishit dhe peshkut: konsulencë për fermerët/bizneset që trajtojnë produkte me origjinë shtazore lidhur me kontrollin dhe inspektimin të mishit dhe peshkut.
•Konsulencë për realizmin e strishove histologjike dhe interpretimin e tyre.
Trajnime
•Trajnim për mirëqënien e kafshëve gjatë transportit dhe në thertore: Trajnime për trajnerë/fermerë për mënyrën e trajtimit të kafshëve gjatë gjithë hallkave të transportit të tyre që nga vendi i origjinës deri në destinacionin final, si dhe trajtimi i kafshëve gjatë manipulimit me to në thertore.
•Trajnime mbi luftimin e myazave: Trajnime për trajnerë/fermerë mbi luftimin e myazave (hipodermozës) në gjedhë dhe dhi.
•Trajnime në fushën e anatomisë rajonale: Trajnime për veterineret që merren me oparacione tek kafshët ose punojnë në fushën e Radiologjisë ose Ekografisë.
MISIONI DHE VIZIONI
Departamenti i kryen aktivitetet e tij në kontekstin e misionit dhe vizionit të Fakultetit të Mjekësisë Veterinare dhe të Universitetit Bujqësor të Tiranës.
Departamenti i Moduleve Morfofunksionale, duke qënë pjesë integrale e FMV, së bashku me tre departamentet e tjerë të FMV-së përhapin njohuri për programin e integruar të nivelit të dytë (DIND) dhe programin dy-vjeçar profesional në FMV, për nivelet Bachelor dhe Master në FBM, po ashtu edhe për shkollën e Doktoraturës në “Shkencat veterinare”. Përmes ekspertizës së stafit të tij DMMF kontribuon në zhvillimin e shkencave veterinare dhe formësimit të mjekëve veterinerë, menaxherëve veterinerë apo specialistëve të prodhimit shtazor dhe akuakulturës, të formësuar me dije, kompetencë dhe integritet profesional.
Dr. Majlind SULÇE,
Përgjegjës Departamenti
E-mail: msulce@ubt.edu.al
Departamenti i Moduleve Morfofunksionale
PhD, në Shkencat Veterinare për Shëndetin e Kafshëve dhe Sigurinë Ushqimore, Departamenti i Shkencave Veterinare, Universiteti i Torinos, Itali,2018
Master në Kooperim Ndërkombëtar Veterinar, Departamenti i Shkencave Veterinare, Universiteti i Padova, Itali, 2014
Master Shkencor në Mjekësi Veterinare, Fakulteti i Mjekësisë Veterinare, Universiteti Bujqësor i Tiranës, Tiranë 2013
Stafi Ndihmës Akademik
Artur KOLECI
Specialist
Mbikqyrës në: Laboratorin e Histologjisë dhe Laboratorin e “Sigurisë publike”
E-mail:
akoleci@ubt.edu.al
Artur KOLECI
Specialist
Mbikqyrës në: Laboratorin e Histologjisë dhe Laboratorin e “Sigurisë publike”
E-mail:
akoleci@ubt.edu.al