Lektore

Prof. Asoc. Doklea QUKU

Lektore

E-mail: dquku@ubt.edu.al

Prof. Asoc. Doklea Quku është lektore në Departamentin e Industrisë së Drurit. Ka përfunduar studimet universitare në Shkurt 1992 dhe është diplomuar si Inxhiniere Pyjesh në Fakultetin e Pyjeve të Universitetit Bujqesor të Tiranë. Në Mars të vitit 2010 mbrojti tezën e doktoraturës në Shkencat e Drurit, pranë Departamnetit të Industrisë së Drurit, të Universitetit Bujqesor të Tiranës dhe që nga viti 2013 mban titullin “Profesor i Asociuar”. Aktualisht ështe Zv/Dekane për mësimin dhe Kurrikulat e Fakultetit të Shkencave Pyjore. Zhvillon mësim në disa module si Njohuri për pyllin, Teknologjia e drurit, Mbrojtja e drurit në Sistemin Bachelor dhe Biomasa lignocelulozoike në Sistemin Master i Shkencave. Gjatë aktivitetit të saj akademik dhe kërkimor ka botuar dy tekste universitare, 10 artikuj shkencor në revista të njohura kombëtare dhe ndërkombëtare, dhe 25 pjesmarrje me referime në konferenca kombëtare e ndërkombëtare.

Edukimi

Prof. Asoc. Teknologjia e Drurit, Universiteti Bujqësor i Tiranës, 2013


PhD, Shkencat e Teknologjisë së  Drurit, Universiteti Bujqësor i Tiranës, 2009


Master Shkencor në Teknologji Druri, Universiteti Bujqësor i Tiranës, Tiranë, 2007


Bachelor në Inxhineri Pyjore, Universiteti Bujqësor i Tiranës, Tiranë, 1992

  Lëndët


Njohuri për Pyllin, Mbrojtia dhe Imprenjimi i Drurit, Teknologji druri

 

Interesat kërkimore


Teknologjia e drurit, trajtimet e drurit, llojet kryesore të drurit


Shkarko CV