Drejtoria e Marrëdhënieve Institucionale
DMI është pjesë përbërëse e strukturës organizative të Universitetit Bujqësor të Tiranës (UBT) dhe funksionon si njësi ndihmëse e rektoratit nën varësinë e Zv.Rektorit për Marrëdhëniet me Institucionet dhe Publikun. DMI kontribon në realizimin e objektivave të përcaktuara në Strategjinë e Zhvillimit të UBT 2030 në lidhje me internacionalizimin e ofertës akademike, kërkimit shkencor dhe studimeve të doktoraturës si dhe krijimin e një profili institucional duke mbështetur rritjen e vizibilitetit në nivelin ndërkombëtar nëpërmjet mundësive kompetitive të studimit, rezultateve të kërkimit shkencor dhe zhvillimin e një profili konkurues në një kontekst kombëtar, Europian dhe ndërkombëtar. DMI mbështet forcimin e rrjetit të bashkëpunimit në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar të UBT-së si një qendër të rëndësishme transferimi njohurish dhe teknologjie. nëpërmjet partneriteteve strategjike dhe transformimin e tij në një qendër rajonale ekselence në një mjedis mjaft konkurues. DMI mbështet stafin e universitetit dhe studentët në sigurimin e informacionit dhe krijimin e mundësive më të mira të studimit nëpërmjet mobiliteteve dhe internacionalizimit të edukimit universitar në një botë globaliste.
Prof. Dr. Elvin Toromani,
Drejtor
Edukimi: Studimet e larta në degën Mbareshtrim dhe Shfrytëzim Pyjesh, Fakultetit i Pyjeve, Universitetit Bujqësor i Tiranës, 1993 – 1998; PhD në Shkencat Pyjore, Universiteti Bujqësor i Tiranës, viti 2006.
E-mail: etoromani@ubt.edu.al
Hap profilin e plotë
Dr. Elsa Zela,
Përgjegjëse sektori
Edukimi: Studimet e larta Bachelor, Mësimdhenie të Gjuhes Angleze, Fakulteti i Gjuheve të Huaja, Universiteti i Tiranës, 2000. Master i Shkencave në Studime Gjinore dhe Zhvillim, Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës 2008; Master i Shkencave në Mësimdhenie te Gjuhës Angleze, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranes, 2014.
PhD Anglishte Biznesi për Qëllime Specifike,, Universiteti Europian i Tiranës, 2019
E-mail: ezela@ubt.edu.al
Hap profilin e plotë
Prof. Dr. Gani Moka,
Përgjegjëse sektori
Edukimi: Studimet e larta në Fakultetin e Mjeksisë Veterinare 1983-1988.
PhD "Metodat e reja të diagnostifikimit të TBC së gjedhit", Universiteti Bujqësor i Tiranës, Instituti i Kërkimeve veterinare, Instituti zooprofilaktik i Teramos Itali 1999.
E-mail: ganimoka@hotmail.com; gmoka@ubt.edu,al
MARRËVESHJET E UBT ME UNIVERSITETET E HUAJA
Austri
Universiteti i Burimeve Natyrore dhe Shkencave të Jetës (BOKU) ; https://boku.ac.at/en/
Bosnjë
Universiteti i Sarajeves Lindore (2017-2022, 5 vjet), https://www.ues.rs.ba
Universiteti I Banja-Lukes (2017-2022, 5 vjet); https://www.unibl.org/en
Çeki
Universiteti i Mendelit, Brno (2016, pa afat), https://mendelu.cz/
Universiteti i Shkencave te Jetes, Prage (2016-2021, 5 vjet), https://fsv.cuni.cz/
France
CIHEAM IAMM, https://www.iamm.ciheam.org/en/
Greqi
Universiteti i Patras (2009, pa afat),https://www.upatras.gr
Universiteti Aristoteles,Selanik (2016-2019, 4 vjet), https://www.auth.gr
Universiteti Ionian i Korfuzit (2014-2024, 10 vjet), https://ionio.gr/
Universiteti Bujqësor i Athinës (2010-2015, 5 vjet), https://www2.aua.gr/
Gjermani
Universiteti i Hohenheimit (2008, pa afat), https://www.uni-hohenheim.de/
Universiteti Justus Liebig, Giessen (2013, pa afat), https://www.uni-giessen.de/
Universiteti i Giessenheim,(2017-2022, 5 vjet), https://www.hs-geisenheim.de/
Instituti Leibniz per Zhvillimin Bujqesor ne Ekonomite ne Tranzicion(IAMO) (2019-2024, 5 vjet), https://www.iamo.de/en/
Universiteti i Shkencave te Aplikuara dhe Artit,Hanover (2018-2023,5 vjet), https://www.hs-hannover.de/
Holande
Universiteti i Wageningen, https://www.wur.nl/en/wageningen-university.html
Itali
Universiteti “ Aldo Moro”,Bari (2015-2020, 5 vjet),https://www.uniba.it/
Universiteti Politeknik i Marche-s (2014, pa afat), https://www.univpm.it/
Universiteti I Firences (2014-2021, 7 vjet),https://www.unifi.it/
Universiteti i Teramos (2016, pa afat), https://www.unite.it/
Universiteti i Camerinos (2016-2021, 5 vjet), https://international.unicam.it/
Universiteti i Studimeve te Foggia-s (2017-2018,1 vit), https://www.unifg.it/
Universiteti Molise (2018-2023, 5 vjet), https://www.unimol.it/
Universiteti i Studimeve te Peruxhias (2009-2014, 5 vjet), https://www.unipg.it/
Universiteti i Torinos (2009-2014, 5 vjet), https://www.unito.it/
Universiteti i Studimeve i Tushias,Viterbo (2009-2014, 5 vjet; 2022-2026),http://www.unitus.it/
Instituti mesdhetar Agronomik,CIHEAM-IAM,Bari (2012-2015, 3 vjet),https://www.iamb.it/
Universiteti i Studimeve te Milanos (2019-2022,3 vjet), https://www.unimi.it/
Universiteti i Studimeve te Sanios,Benevento, https://www.unisannio.it/it
Kinë
Universiteti Tianzhijn (2015-2018, 3 vjet), http://www.tju.edu.cn/
Universiteti Bujqësor i Pekinit(2012-2017, 5 vjet), https://en.bua.edu.cn/
Kosovë
Universiteti i Shkencave të Aplikuara Ferizaj, https://ushaf.net/
Universiteti “ Hasan Prishtina” Prishtinë,https://uni-pr.edu/
Universiteti "Isa Boletini" Mitrovicë,https://www.umib.net/
Universiteti “Kadri Zeka” Gjilan, https://uni-gjilan.net/
Universiteti "Ukshin Hoti" Prizren, https://www.uni-prizren.com/
Kroaci
Universiteti i Zagrebit (2019-2024, 5 vjet), http://www.unizg.hr/
Maqedoni e Veriut
Universiteti i Shtetëror i Tetovës (2014, pa afat),https://unite.edu.mk
Universiteti i Evropës Juglindore (2013-2018,5 vjet), https://www.seeu.edu.mk/
Norvegji
Universiteti i Shkencave te Jetes (2010-2015, 5 vjet), https://www.nmbu.no/
Portugali
Universiteti i Portos (2018-2023,5 vjet), https://sigarra.up.pt/
Poloni
Universiteti Silesian i Teknologjisë (2018-2023,5 vjet), https://www-arch.polsl.pl/
Universiteti i Shkencave të Jetës i Varshavës, https://www.sggw.edu.pl/en/
Rusi
Universiteti Shtetëror Agrar i Shën Peterburgut(2017-2022, 5 vjet), https://spbgau.ru/
Universiteti Shtetëror Agrar i Orenburg (2017-2022, 5 vjet), https://orensau.ru/
Serbi
Universiteti i Beogradit(201-2015,5 vjet), https://www.bg.ac.rs/
Universiteti Akademia e Biznesit,Novi Sad (201-2015,5 vjet), https://www.fimek.edu.rs/
Sllovaki
Universiteti Sllovak i Bujqesise, Nitra (2017-2022, 5 vjet), https://www.uniag.sk/
Universiteti Presov (2013-2018,5 vjet), https://www.unipo.sk/
Qendra Kombetare per Bujqesi dhe Ushqim (Prill 2020-Dhjetor 2020), http://www.nppc.sk/
Slloveni
Universiteti Bioteknik i Ljubjanes (2008,pa afat), https://www.uni-lj.si
Universiteti i Mariborit (2008,pa afat), https://www.um.si/
Spanje
Universiteti Vigo ( 2018, pa afat),https://www.uvigo.gal/
Universiteti i Zaragozes (2019-2023, 4 vjet), https://www.unizar.es/university-zaragoza
Universiteti i Seviljes, https://ics-seville.org/university-of-seville/
Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Universiteti Shtetëror i Miçiganit, https://msu.edu/
Universiteti Nderkombetar i Maharishit (2009-2014,5 vjet), https://www.miu.edu/
Turqi
Universiteti i Ankarasë (2017-2021, 4 vjet), https://en.ankara.edu.tr
Universiteti i Siirt (2017-2022, 5 vjet), https://www.siirt.edu.tr/
Universiteti i Stambollit (2018-2023, 5 vjet), https://www.istanbul.edu.tr/
Universiteti Yalova (2011-2014,3 vjet), https://yalova.edu.tr/
Universiteti Mehmet Akif Ersoy (2019-2022, 3 vjet),https://www.mehmetakif.edu.tr/
Universiteti Cerrahpasa, Stamboll (2019-2024, 5 vjet), https://www.istanbulc.edu.tr/tr/_
Universiteti Ayfon Kocatepe (2019-2024, 5 vjet), https://aku.edu.tr/
Mobilitetet e Stafit 2021 - 2022
Dëshironi që të kryeni studimet, një kërkim
shkencor apo doktoraturë në Universitetin Bujqësor të Tiranës? Më poshtë do të
gjeni informacionin që ju nevojitet.
Ne jemi shumë të gëzuar që ju dëshironi të
ndiqni studimet në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Nivelet e studimit që
ofron UBT (bachelor,master shkencor) dhe sezoni provimeve janë. Në kryerjen ë
studimeve pranë UBT-së,ju duhet të:
a) Zgjidhni kursin/degën e studimit
b) Afati aplikimit
c) Kërkesat për pranim
d) Kërkesat për gjuhën
e) Tarifa e shkollimit
f) Proçesi i Aplikimit
g) Mundësitë e akomodimit
Ju mund të studioni në UBT si një student në kuadër të një programi shkëmbimi Erasmus + ose partneriteti që ofron UBT në bashkëpunim me universitetin tuaj. Mënyra më e mirë për të parë nëse ekziston një bashkëpunim i tillë është të shikoni në faqen e webit të universitetit tuaj. Nëse ekzsiton një bashkëpunim i tillë ju duhet në fillim të aplikoni për këtë program shkëmbimi në universitetin tuaj. Nëse ju pranoheni ju do të njoftoheni zyrtarisht nga universiteti juaj. Për këtë duhet të kontaktoni me kordinatorin e programit.
UBT ofron disa kurse në gjuhët angleze, frënge dhe gjermane.
Për të aplikuar dhe regjistruar ju duhet të
ndiqni hapat e mëposhtme:
1-Aplikoni në universitetin tuaj për programin e
shkëmbimit
Me qëllim që të regjistroheni në UBT si një
student Erasmusi nga një universitet partner, ju në fillim duhet të aplikoni për një program shëkmbimi nëpërmjet universitetit tuaj.
2-Plotësoni formularin e aplikimit
Ju mund të aplikoni
për student duke plotësuar formularin online të aplikimit.Afatet kryesore që duhet të mbani mend janë:
-1 Qershor për semestrin dimëror
-1 Dhjetor për semestrin e ardhshëm veror.
3-Printoni formularin e regjistrimit
Pasi të fusni të dhënat tuaja,ju lutem printoni
formularin e regjistrimit.Shikoni informacionin e regjistruar dhe bëni ndonjë
korigjim të mundshëm dhe më pas printojeni dhe firmoseni.
4-Dërgojeni formularin me email
Përfaqsuesi i programit në universitetin
tuaj duhet të konfirmojë dhe aprovojë
aplikimin tuaj, ta firmosë dhe ta dergojë atë në përsonin përgjegjës të kontaktit
në UBT i cili do ju informojë për aplikimin tuaj.
5-Aplikoni për vizë
Studentët të cilët kanë marrë një konfirmim
pozitiv për aplikimin duhet të aplikojnë për vizë për periudhën e studimit në
UBT.Informacionin mbi shtetasit që kanë nevojë për vizë mund ta gjeni në web e Ministrisë së Punësve të Jashtme (http://www.punetejashtme.gov.al/)
6-Dorëzoni dokumentat për regjistrimin tuaj
Pas dorëzimit të gjithë Dokumentave në zyrën e
Marrëdhënive me Jashtë do të bëhet regjistrimi.
Ne jemi të kënaqur që ju jeni të interesuar që të qëndroni jashtë si
student, doktorant, kërkues shkencor ose punonjës.
Situata pandemike COVID 19 e ka bërë më të komplikuar shkëmbimin e studentëve dhe vajtien në institucione të tjera jashtë vendit. Mësimi i një gjuhe të re,fitimi një eksperience të re dhe njohja e traditave dhe kulturës janë disa nga përfitimet tuaja.Duke qëndruar dhe studiuar jashtë ju do të ndryshoni këndvështrimin tuaj për jetën.Për këtë ju duhet të planifikoni mirë universitetin ku do të studioni si dhe do të kryeni kërkimin shkencor. Zyra jonë ka kënaqësinë që t'ju këshillojë,mbështesë nës rast se jeni duke studiuar jashtë apo jeni duke kryer një praktikë internshipi.Për më shumë ju mund të kontaktoni me zyrën tonë në adresën e mëposhtme: iroaut@ubt.edu.al .
Për stafin akademik qëndrimi jashtë dhe përfitimi i eksperiencave të
reja shkencore dhe mësimdhënëse përbëjnë bazën jo vetëm për krijimin e rrjeteve
ndërkombëtare të bashkëpunimit, por edhe për rritjen e nivelit profesional. Më
shumë informacion për studentët e doktoraturës dhe stafin akademik mund të
gjeni në adresën e zyrës sonë:
(
http://www.ubt.edu.al/doktorateneubt
)
Erasmus + KA 103 lectureres Mobility
PKKZH
COST
INTEREG
IPA
HIROZON 2020