Drejtoria e Shkencës dhe Promovimit Akademik
Drejtoria e Shkencës dhe Promovimit Akademik
(DSHPA)
është pjesë
përbërëse
e strukturës organizative të
Universitetit Bujqësor
të Tiranës (UBT) dhe funksionon si njësi ndihmëse e rektoratit.
DSHPA
realizon koordinimin e kërkimit shkencor në
Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe me institucione të tjera shkencore
vendase dhe të huaja; bashkëpunon me fakultetet duke përcaktuar së bashku
politikat e zhvillimit të veprimtarisë kërkimore – shkencore
dhe fushat prioritare të kërkimit shkencor, në përputhje me nevojat e
zhvillimit të vendit; realizon publikimin e periodikëve shkencorë dhe
dokumentave të tjera shkencore; si dhe siguron integrimin e kërkimit shkencor
me mësimin si dhe promovimin akademik.
Drejtori: Prof. Dr. Ferdi BRAHUSHI
Edukimi: Studimet e larta në degën e Agronomisë së Përgjithshme, Fakultetit i Agronomisë, Instituti Lartë Bujqësor i Tiranës, 1984 – 1989; PhD në Shkencat Bujqësore, Universiteti Bujqësor i Tiranës, 1996.
Titulli akademik
:
Profesor
Departamenti:
Departamenti i Mjedisit & Burimeve Natyrore
Kontakt:
fbrahushi@ubt.edu.al
Drejtori i DSHPA, në bashkëpunim me Rektoratin, Zv/Rektorin për Kërkimin Shkencor dhe Projektet, Komisionin e Promovimit te Titujve Akademik, koordinon dhe monitoron kërkimin shkencor, procesin e gradave shkencore, të titujve akademikë të personelit brenda dhe jashtë UBT-së (Profesor i asociuar, Profesor, Professor. Emeritus, Dr. Honoris causa, etj.), si dhe botimet e revistave shkencore dhe organizmin e konferencave kombëtare dhe ndërkombëtare në UBT. Gjithashtu, bashkëpunon
me Rektoratin dhe fakultetet në orientimin e politikave të zhvillimit
të veprimtarisë kërkimore – shkencore; përcakton prioritetet e
veprimtarisë së drejtorisë dhe sektorëve brenda saj si dhe organizon dhe
koordinon veprimtarinë e sektorëve të drejtorisë; drejton punën për hartimin e
dokumentave të rëndësishëm në funksion të organizimit, administrimit dhe
dokumentimit të kërkimit shkencor dhe kualifikimit të personelit të UBT-së.
Sektori i Kërkimit dhe Promovimit Shkencor
Në bashkëpunim me Rektoratin, Zv/Rektorin për Shkencën, Drejtorin e Drejtorisë së Shkencës dhe Promovimit Akademik monitoron procedurat dhe plotësimin e kritereve në kërkim të mbrojtjes së gradës shkencore “Doktor”; në bashkëpunim me fakultetet monitoron procesin e kontrollit antiplagjiaturë të doktoratave të mbrojtura në UBT; Nxit, koordinon dhe monitoron kërkimin shkencor në UBT; në bashkëpunim me Sektorin e Promovimit Akademik monitoron procesin e fitimit të titujve akademikë të personelit brenda dhe jashtë UBT-së; promovon veprimtarinë kërkimore-shkencore të universitetit brenda dhe jashtë vendit; ndjek zbatimin e detyrave, planeve, projekteve lidhur me kërkimin shkencor, doktoratat dhe promovimin akademik,
Përgjegjëse sektori : Prof. Dr. Etleva Delia
Edukimi: Studimet e larta në degën Zootekni, Fakulteti i Mjekësisë Veterinare, Instituti Lartë Bujqësor i Tiranës, 1987 - 1991. PhD në vitin 2002, si rrjedhojë e një bashkëpunimi me Institut für Tierernährung, Freie Universität, Berlin, Gjermani.
Titulli akademik
:
Profesor
Departamenti:
Departamenti i Shkencave Zooteknike
Kontakt:
edelia@ubt.edu.al
Sektori i Botimeve dhe Eventeve
Në bashkëpunim me Rektoratin, Zv/Rektorin për Shkencën, Drejtorin e Drejtorisë së Shkencës dhe Promovimit Akademik monitoron procedurat dhe plotësimin e kritereve në kërkim të mbrojtjes së gradës shkencore “Doktor”; në bashkëpunim me fakultetet monitoron procesin e kontrollit antiplagjiaturë të doktoratave të mbrojtura në UBT; Nxit, koordinon dhe monitoron kërkimin shkencor në UBT; në bashkëpunim me Sektorin e Promovimit Akademik monitoron procesin e fitimit të titujve akademikë të personelit brenda dhe jashtë UBT-së; promovon veprimtarinë kërkimore-shkencore të universitetit brenda dhe jashtë vendit; ndjek zbatimin e detyrave, planeve, projekteve lidhur me kërkimin shkencor, doktoratat dhe promovimin akademik,
Përgjegjës sektori: Prof. Dr. Endrit Kullaj
Titulli akademik : Profesor
Departamenti: Departamenti i Hortikulturës dhe Arkitekturë Peizazhi; Godina FBM,
Kontakt: ekullaj@ubt.edu.al
Sektori i Promovimit Akademik
Bashkëpunon me Drejtorin e drejtorisë dhe nën drejtimin e tij, në realizimin e objektivave dhe të detyrave prioritare të degës; Harton dhe administron regjistrat themeltarë të kualifikimit shkencor; Administron dokumentacionin e kualifikimit shkencor; Përgatit shkresat përcjellëse lidhur me gradat dhe titujt akademikë dhe përgatit dëshmitë përkatëse. Bashkëpunon dhe ndihmon në përgatitjen për shtyp të periodikëve shkencorë të UBT-së dhe të materialeve të tjera shkencore dhe divulgative; Bashkëpunon dhe ndihmon në përgatitjen dhe administrimin e bazës së të dhënave dhe statistikave përkatëse lidhur me kualifikimin pasuniversitar, për marrjen e gradës shkencore Doktor, si dhe titujve akademikë.
Përgjegjëse sektori - Msc. Almaida Ramaj
Edukimi: Studimet e larta në degën e Agronomisë së Përgjithshme, Fakultetit i Agronomisë, Instituti Lartë Bujqësor i Tiranës, 1982 – 1986; Studimet e Thelluara Pasuniversitare “Master”, në Shkencat e Ekonomisë Agrare, Drejtimi “Drejtimi i Ndërmarrjeve të Agrobiznesit” në vitin 2007.
Kontakt : aramaj@ubt.edu.al.com
KONFERENCAT SHKENCORE TË ORGANIZUARA NGA UBT
|
The First Scientific Symposium Akad. Prof. Dr. Mentor Përmeti "Plant Breeding and Challenges Scientific Research in Agriculture" |
Koha e zhvillimit të konferencës (data/viti) |
10 Dhjetor 2015 /UBT |
Titulli i konferences |
Terra Madre, Balkan 2016 "Putting Farmers First" |
Koha e zhvillimit të konferencës (data/viti) |
3-4 June 2016 /UBT |
Titulli i konferences |
2 nd International Conference “Biotechnology in Agriculture" |
Koha e zhvillimit të konferencës (data/viti) |
18 – 19 April 2017 /UBT |
Titulli i konferences |
The 9 th International Conference On Serpentine Ecology (9 th ICSE) |
Koha e zhvillimit të konferencës (data/viti) |
04 – 09 June 2017 /UBT |
Titulli i konferences |
2 nd International Conference on Agriculture and Life Sciences “ICOALS” |
Koha e zhvillimit të konferencës (data/viti) |
07 – 09 Maj 2018 /UBT |
Titulli i konferences |
3 rd International Conference "Challenges in Biotechnological and Environmental Approaches" |
Koha e zhvillimit të konferencës (data/viti) |
23 – 24 Prill 2019 /UBT |
Titulli i konferences |
Bujqësia, një shkencë jetësore me rrënjët në biologjinë e aplikuar |
Koha e zhvillimit të konferencës (data/viti) |
3 Dhjetor 2020 /UBT |
Titulli i konferences |
3 rd International Conference on Agriculture and Life Sciences (ICOALS III) |
Koha e zhvillimit të konferencës (data/viti) |
01-03 November 2021 /UBT |
(AJAS)