Është pedagoge pranë Departamentit Matematikë dhe Informatikë, Universiteti Bujqësor i Tiranës prej vitit 2005.
Ajo u diplomua në vitin 2004 me titullin “Matematikane” pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës. Gjithashtu, ka diplomë master (2009) në Matematikë në drejtimin “Probabilitet, Statistikë dhe Zbatime” nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës.
Në korrik 2015 përfundoi studimet për gradën “Doktor i Shkencave” me temë “Përdorimi i modeleve statistikore në vlerësimin e riskut të kredisë” pranë Departamentit Financë-Kontabilitet, Universiteti Bujqësor i Tiranës.
Ajo është autore ose bashkëautore në disa punime kërkimore në revista, konferenca, cikle leksionesh universitare dhe libra. Ka një eksperience prej një viti e gjysëm si përgjegjëse e GMK-së Statistikë-Ekonometri.
Ka përvojë dhe aftësi në përpunimin dhe analizimin e të dhënave sasiore. Ka marrë pjesë në studime dhe projekte të ndryshme. Ajo ka punuar si pedagoge e jashtme në disa Universitete.