Përgjegjëse Departamenti

Prof. Dr. Entela LATO

Përgjegjëse Departamenti

E-mail: elato@ubt.edu.al

Prof. Entela Lato është diplomuar si Inxhiniere Përpunim Druri në Universitetin Bujqësor të Tiranës, pranë Fakultetit të Shkencave Pyjore  në vitin 1993. Ka mbrojtur titullin Doktor i Shkencave ne vitin 2005 dhe mban titullin Profesor që prej vitit 2013. Ka drejtuar grupin mesimor kërkimor ”Studim Druri” që prej vitit 2008. Ka drejtuar Keshillin e Profesoreve të FSHP në vitin 2014-2015 dhe aktualisht drejton aktivitetin akademik dhe kërkimor të Departamentit të Industrisë së Drurit. Prej shume vitesh kërkimin shkencor e ka fokusuar në fushën e teknologjisë së drurit dhe kryesisht mbi vetitë fizike e mekanike të materialut drusor, identifikimin e llojeve drusore,  konservimin dhe restaurimin e veprave të artit në dru dhe së fundi mbi modifikimin e vetive të drurit nëpëmjet trajtimit kimik dhe termik. Në këto fusha ka kryer aktivitete kërkimore bashkëpunimi në fakultete simotra në Itali dhe Gjermani. Është pjesëmarrëse në rreth 40  konferenca shkencore dhe projekte ndërkombetare, ka botuar rreth 15 artikuj ne revista kombëtare dhe nderkombëtare  si dhe ka botuar 3 tekste në fushën e saj të kërkimit.

Edukimi

PhD, në fushën e “Teknologjisë së Drurit”, Universiteti Bujqesor i Tiranes, 2005

Master Shkencor në fushën e “Teknologjisë së Drurit”, Universiteti Bujqesor i Tiranes, Tirane, 2003

Bachelor në Inxhinieri Përpunim Druri, Universiteti Bujqesor i Tiranes, Tirane , 1993

Lendet

Studim Druri

Drurët kryesorë Industrialë

Konservimi dhe restaurimi i veprave të artit në dru.

Interesat kërkimore

Vetitë fizike e mekanike të drurit

Identifikimin e llojeve drusore

Anatomia e drurit

Konservimi dhe restaurimi i ikonave

Modifikimin e vetive të drurit nëpëmjet trajtimit kimik dhe termik

Shkarko CV