Analiza e të dhënave të FADN, prezantim i sistemit në UBT
Universiteti Bujqësor mirëpret në një leksion të hapur ekspertin ndërkombëtar Z. Szilard Keszthelyi, specialist kyç në FADN nga Instituti Hungarez i Ekonomisë Bujqësore.
Duke qenë se Universiteti Bujqësor shihet si një faktor tepër i rëndësishëm në sektorin bujqësor në vend mendohet se do të jetë ai subjekti që do të përfshihet në mbledhjen dhe analizën e të dhënave të FADN në Shqipëri.
Për këtë arsye u bë prezantimi i modelit të BE-së i FADN para pedagogëve dhe studentëve të ekonomikut në UBT për tu njohur më gjerësisht me sistemin dhe modalitetet e funksionimit të tij.
Aktualisht FAO mbështet MARD në krijimin e rrjetit të të dhënave të kontabilitetit të fermave të vendit (FADN, një kërkesë kyçe e BE-së për anëtarësim), projekt që pritet të aplikohet edhe ne vendin tonë.