Arsim Profesional përmes Inovacionit "Projekti pema"
Registrations are closed
Në bashkëpunim me Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe FAO, në kuadër të projektit PEMA me temë “Arsim Profesional përmes Inovacionit” organizohet një mision dy ditor për bujqësinë dixhitale në Shqipëri.
Ky mision u organizua me rastin e vizitës së Prof. Luca Corelli nga Departamenti i Shkencave dhe Teknologjive Agroushqimore të Universitetit të Bolonjës.
Prof. Corelli mbajti një leksion të hapur mbi dixhitalizimin në kultivimin e pemëve frutore dhe menaxhimin e pemëtoreve, i cili u moderua nga Prof. Endrit Kullaj.
Në këtë leksion morën pjesë studentë dhe pedagogë të departamenteve të Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit.
Në ditën e dytë të misionit u vizituan disa pemëtore që kanë aplikuar teknika digjitale në rajonin e Korçës.