Delegacioni Parlamentar i Kosovës viziton Universitetin Bujqësor
Një grup parlamentar nga Kosova na nderuan me pjesëmarrjen e tyre në një takim me Rektorin e Universitetit Bujqësor për të folur mbi forcimin e bashkëpunimit ndërparlamentar dhe ndërinstitucional mes dy vendeve dhe shkëmbimin e përvojave në fushën e arsimit dhe kulturës.
Rektori Sallaku i njohu ata me prioritetet e UBT për të ardhmen, objektivat e ndërkombëtarizimit, transformimin e strukturës, qasjet e reja të zhvillimit të edukimit, kërkimit shkencor dhe transferimit të njohurive.
Gjatë takimit u diskutua për lehtësimin e procedurave për pranimin e studentëve në institucionet e arsimit të lartë në të dy vendet, për shkëmbimin e përvojave lidhur me botimin e teksteve shkollore, përvojave në fushën e akreditimit në arsimin e larë, heqjen e tatimit të librit, si dhe jetësimin dhe konkretizimin e marrëveshjeve të nënshkruara më herët mes dy shteteve.
Anëtarët e delegacionit që morën pjesë ishin:
- Ardian Gola, Kryetar i Komisionit, Profesor, Doktor i Shkencave të Sociologjisë,
- Jahja Kokaj, Doktor i Shkencave të Fizikës,
- Adriana Matoshi, Akademia e Arteve,
- Arijeta Q. Rexhepi, Matematiciene,
- Arjeta Fejza, Phd. Cand e Filozofisë,
- Eliza Hoxha, Phd. Cand e Arkitekturës,
- Vlora Dumoshi, Filologe, Anëtare e Komisionit, shoqëruar nga stafi mbështetës Shaip Goxhuli e Diellzë Halimi dhe mundësuar nga Flutura Açka, Kryetare e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimin Publik në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.
Marrëveshjet e bashkëpunimit me Kosovën dhe universitetet atje janë aktive dhe UBT shpreh gadishmërinë dhe mbështetjen për zgjerimin e mëtejshëm të tyre.