UBT për të 14-tin vit në panairit “Work & Study 2023”
Nga data 27 shkurt deri në datën 29 mars 2023 u zhvillua turi kombëtar i panairit “Work & Study 2023” për informimin e maturantëve.
Panairi zhvillohet për të 14 vit radhazi dhe risi e këtij viti ishte përfshirja e maturantëve në rrethet e Sarandës, Përmetit, Ersekës, Skraparit dhe Krujës, dhe si çdo vit në Dibër, Kukës, Shkodër, Lezhë, Durrës, Kavajë, Elbasan, Pogradec, Korçë, Lushnje, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër.
Mijëra maturantë u informuan nga specialistët e zyrave të karrieres për:
- Rëndësinë e studimit në Universitetin Bujqësor të Tiranës,
- Programet e studimit që UBT zhvillon, përfshirë edhe diplomat duale si një risi,
- Degët me Prioritet Kombëtar që studentët gjejnë në UBT dhe përfitimet që kanë,
- Bursat që studentët përfitojnë gjatë studimeve,
- Intershipet që studentët e UBT zhvillojnë si brenda dhe jashtë vendi nga marrëveshje të ndryshme që kemi me shumë universitete evropiane,
- Godinat e reja studentore brenda kampusit të UBT, kushtet e të cilave përngjasojnë me ato të universiteteve evropiane,
- Shërbimet studentore që ofrohen në UBT nga strukturat përbërëse të saj.
Stafi që përfaqësonte UBT pati mundësi të komunikonte me mësuesit e zyrave të karrierës që gjimnazet kanë filluar të kenë, ku u informuan në mënyrë të detajuar për përfitimet që sjell studimi në UBT dhe ju dhanë broshura për të shpërndarë më tej informimin tek nxënësit e tyre.
Pritet të zhvillohen edhe ditët e fundit të informimit për maturantët e Tiranës.