UBT promovon vlera të shtuara akademike në tituj “Profesor” dhe “Profesor i Asociuar”
Registrations are closed
Organizohet Ceremonia e Dhënies së Titujve Akademikë “Profesor” dhe “Profesor i Asociuar” për 11 pedagogë të Universitetit Bujqësor të Tiranës nga fakultete të ndryshme të tij.
Bazuar në ligjin nr. 80/2015, neni 60, VKM nr. 112, në statutin e UBT, si dhe në “Rregulloren për fitimin e titujve akademikë” në ambientet e Universitetit u bë shpërndarja e titujve akademikë gjatë takimit ceremonial të datës 23 shtator 2022 nga Senati Akademik i UBT.
Titujt mëse të merituar ju dhanë pedagogëve të UBT pas një rruge të gjatë të punës së tyre akademike dhe profesionale, sukseseve dhe sakrificave, përkushtuar mësimdhënies dhe kërkimit shkencor, si dhe pas përmbylljes me sukses të procesit ligjor në Komisionin e Promovimit të Personelit Akademik (KPPA).
Morën titullin akademik “Profesor” pedagogët:
Morën titullin “Profesor i Asociuar” pedagogët, renditur sipas fakulteteve:
Fakulteti i Bioteknologjisë dhe Ushqimit
Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit
Fakultetit të Shkencave Pyjore,
Duke i uruar suksese kolegëve të mësipërm, UBT dëshmon edhe njëherë seriozitetin dhe përkujdesjen ndaj stafit të tij, duke promovuar dhe shtuar vlerat e veta humane në procesin e mësimdhënies dhe kërkimi shkencor, me qëllim shndërrimin në një Universitet lider në inovacionin në të gjitha zhvillimet e sektorit bujqësor dhe ekonomisë së gjelbër në vend.