Zhvillimi i akuakulturës në ujërat e brendshëm, UBT ofron ekspertizën e tij për MBZHR
Një grup pedagogësh të Universitetit Bujqësor të Tiranës zhvilluan një takim në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për të folur mbi ecurinë e projektit "Për identifikimin e zonave të përcaktuara për akuakulturë (ZPA) në ujërat e brendshme në Republikën e Shqipërisë".
Gjatë takimit u diskutua për progresin e ndjekur deri më tani dhe miratimin e metodologjisë që duhet përdorur në identifikimin e zonave të përcaktuara për akuakulturën e ujërave të brendshme (ZPA).
UBT ka përcjellë ekspertizën e tij lidhur me identifikimin e zonave për zhvillimin e akuakulturës për ujërat e brendshëm, pas dhënies së aksesit nga MBZHR për ofrimin e këtij shërbimi.
Përcaktimi i këtyre zonave për zhvillimin e akuakulturës do t'i japë një zhvillim sektorit i cili prej vitit 2017 nuk mund të japë asnjë leje për ushtrim aktiviteti pa u miratuar ky projekt, i cili pritet të finalizohet në fund të vitit 2023.