Përgjegjës departamenti

Prof. Asoc. Dr. Fatmir GURI

Përgjegjës departamentI

E-mail: fatmirguri@ubt.edu.al


Është Profesor i Asociuar me një eksperiencë 18 vjeçare. Ai ka zhvilluar të gjithë studimet e tij pas universitare në Francë ku ka përfunduar Master of Science në CIHEAM-IAM Montpellier, Diplomën e Studimeve të Thelluara (DEA) në Universitetin Paul Valery Montpellier III dhe doktoraturën në Ekonomi (ekonomi bujqësore) në Supagro Montpellier Francë (2008). Puna dhe përvoja e tij përfshin edhe një eksperiencë 3 vjeçare pranë Komisionit Evropian. Është koordinator për modulet e “Ekonomisë dhe së burimeve natyrore dhe mjedisit”, “Ekonomisë agroushqimore”, dhe “Historisë së Doktrinave Ekonomike”.

Interesat e tij kërkimore dhe publikimet përqendrohen në ekonominë e tokës. Një fushë tjetër e kërkimit lidhet me produktivitetin e sistemeve bujqësore dhe tipologjinë e sistemit bujqësor në Shqipëri. Është bashkëdrejtues në kërkimin e zhvilluar në nivelin master dhe doktoratë në disa Universitete Evropiane.

Ai ka drejtuar një sërë projektesh kërkimi dhe zhvillimi në kuadër të Komisionit Evropian, ka koordinuar projekte Erasmus+ KA1 dhe Capacity Building, projekte kërkimi në kuadër të AKKSHI etj. Ai është anëtar i rrjeteve të ndryshëm kërkimor për sistemet bujqësore dhe zhvillimin rural në zonat mesdhetare (RAFAC), Foncimed – për çështjet e tokës në zonat e Mesdheut, Modam etj. Që nga viti 2015 është anëtar i Bordit të Akreditimit të Arsimit të Lartë (ish Këshilli I Akreditimit të Arsimit të Lartë).



Edukimi 

PhD, Ekonomi dhe Politikat Agrare, Universiteti Bujësor i Tiranës, Tiranë 2007

PDH Ekonomi    Sup Agro Montpellier, Francë  2008

Master Shkencor në Ekonominë e burimeve natyrore, CIHEAM – IAM Montpellier  

Diplomë e s studimeve te thelluara në Gjeorgrafi rurale, Universiteti Paul Valer y  Montpellier III. Montpellier, Francë

Diplomë e integruar në fushën e Ekonomisë dhe Politikave Agrare Universiteti Bujqësor i Tiranës, Tiranë 2000

Lendët

Ekonomi e burimeve natyrore dhe Mjedisit, Histori e Doktrinave Ekonomike,  Ekonomi Agroushqimore

Kerkimet Shkencore

Interesat  kërkimore dhe publikimet përqendrohen në ekonominë e burimeve natyrore dhe mjedisit dhe në mënyrë të vecantë në ekonominë e tokës. Një fushë tjetër e kërkimit lidhet me produktivitetin e sistemeve bujqësore dhe tipologjinë e sistemit bujqësor në Shqipëri. Është bashkëdrejtues në kërkimin e zhvilluar në nivelin master dhe doktoratë në disa Universitete Evropiane.

Shkarko CV