DEPARTAMENT I MODULEVE PARAKLINIKE
Përbëhet nga dy Grupe Mësimore Kërkimore: “Patologjitë në kafshë” & “Diagnozat Veterinare”
Pergjegjesi i Departamentit
Prof.Assoc. Dr. Bejo Bizhga
GMK ʺPatologjitë në kafshëʺ
Prof. Dr. Luljeta Dhaskali
Fushat e kërkimit shkencor në GMK ”Patologjitë në kafshë“ janë:
Kërkime për ndryshimet anatomo-patologjike në kafshë. Kërkime mbi tumoret në kafshë. Diagnoza laboratorike e patogjenëve viralë. Studime mbi ndikimin e patologjive të ndryshme në kondicion dhe në prodhimtari. Problematika të ndikimit të patogjeneve në parametrat jetësore të kafshëve, diagnoza, mjekimi dhe parandalimi i tyre. Studimin e parazitëve dëmprurës veҫanërisht atyre zoonotike. Diagnoza laboratorike e patogjenëve parazitarë. Sëmundjet zoonotike në kafshë. Vlerësimin e dukurisë së antihelmintiko-rezistencës në kafshë. Studimin e parazitozave intestinale. Nekropsi mjeko ligjore.
GMK “Diagnozat Veterinare”
Prof. Assoc. Dr. Elenica Dim ҫ o
Fushat e kërkimit shkencor të Grupit Mësimor Kërkimor “Diagnozat Veterinare” janë:
Diagnozë hematologjike, biokimike, dhe e lëngjeve të tjerë të organizmit. Diagnozë imazherike të patologjive të ndryshme në kafshe. Zhvillimin dhe konsolidimin e kapaciteteve kërkimore për mbrojtjen e shëndetit të kafshëve dhe njeriut nga sëmundjet zoonotike dhe me ndikim të rëndësishëm ekonomik nëpërmjet përdorimit të metodave moderne laboratorike dhe transferimit të teknologjive inovative. Vlerësimin e dukurisë së antihelmintiko-rezistencës dhe të antibiotiko-rezistencës në ruminantët e vegjël dhe njëthundrakë. Alternativa terapeutike dhe profilaktike në sëmundje dhe gjendje të ndryshme patologjike.