Administratore FEA

 

MSc. Jeta SINOJMERI

Administratore FEA

E-mail: jsinojmeri@ubt.edu.al


Jeta Sinojmeri, ka përfunduar studimet e larta universitare në vitin 1988, në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, Dega Merceologji,

Në qershor 1999, përfundoi studimet e plota pas-universitare për “Kualifikimin e  specialistëve të lartë me njohuri bashkëkohore të ekonomisë së tregut”, pranë Fakultetit Ekonomik, Universiteti Eqerem Cabej, Gjirokastër

Ajo ka një përvojë pune disa vjeçare, në kompani telekomunikacioni, banka dhe ka mbuluar çështje që lidhen me organizimin, menaxhimin,  planifikimin, buxhetimin, kontrollin, produktet dhe shërbimet financiare, kapitalin human, etj.

Ka mbajtur pozicione të ndryshme në këto institucione, si Drejtuese Rajonale dhe Menaxhere Departamenti.

Gjatë karrierës së saj ka qënë pjesë e projektit të PNUD Shqipëri, për Decentralizimin e Pushtetit Vendor, si Oficere Zhvillimi, në zyrën Rajonale Gjirokastër. Ka ushtruar përgjegjësi për implementimin dhe menaxhimin e programit, duke mbuluar çështje që lidhen me buxhetimin dhe bashkëpunimin me institucione financiare, për financimin e iniciativave private për SME-të.

Ka qenë pjesëmarrëse në aktivitete të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare, si edhe është bashkë-autore e Strategjisë së Zhvillimit të Bashkisë Gjirokastër.

Jeta Sinojmeri është një aktiviste e shoqërisë civile për të drejtat e njeriut, specifikisht për rolet gjinore.


Shkarko CV