Këshilli i Etikës – Përshkrim
Këshilli i Etikës ngrihet pranë UBT dhe promovon dhe shqyrton çështje që lidhen me ligjshmërinë, etikën në veprimtarinë e procesit mësimor dhe atij kërkimor si dhe është organi që legjitimon antiplagjiaturën si çështja më e rëndësishme për tu promovuar organ drejtues në IAL bazuar në VKM nr. 777, datë 26.12.2018, “Për kontrollin antiplagjiaturë të disertacioneve për fitimin e gradave shkencore”. Këshilli i Etikës i UBT përbëhet nga një përfaqësues për çdo njësi kryesore të tij, një përfaqësues nga personeli administrativ, një nga personeli ndihmës-akademik dhe një përfaqësues i studentëve në Senatin akademik. Kur numri i anëtarëve të Këshillit të Etikës është çift, atëherë atij i shtohet një anëtar i propozuar nga Senati akademik. Anëtarët e Këshillit të Etikës përzgjidhen nga Senati akademik, mbi bazën e propozimeve të bëra nga njësitë kryesore, në përbërje të të cilit janë punonjësit mësimorë me kohë të plotë si dhe studentë, Administratori për anëtarët e stafit të personelit administrativ, Rektori për personelin ndihmës-akademik dhe komuniteti i studentëve të UBT. Të gjithë anëtarët e Këshillit të të UBT duhet të kenë një përvojë pune në njësinë kryesore përkatëse prej të paktën pesë vitesh. Këshilli i Etikës së Universitetit përbëhet nga pesë anëtarë, ku detyrimisht njëri prej tyre duhet të jetë jurist i kategorisë Profesor. Anëtarët e Këshillit të Etikës kanë mandat katër vjeçar me të drejtë rizgjedhjeje. Anëtarët e Këshillit të Etikës nuk ushtrojnë funksione drejtuese në UBT. Anëtarët e Këshillit të Etikës zgjedhin kryetarin e tij. Këshilla të Etikës ngrihen edhe pranë fakulteteve, anëtarët e të cilit kanë mandat dy vjecar.
Kodi i etikës miratohet nga Senati akademik dhe BaUBT. Detyrat dhe funksionet e Këshillit të Etikës përcaktohen në kodin e etikës së UBT dhe rregulloren e tij, të cilët miratohen nga Senati akademik dhe BaUBT.
Referencë: Statuti i Universitetit Bujqesor te Tiranes, Neni 9, miratuar nga Senati Akademik, Prot. 175, datë 21.04.2021 . Miratuar me Urdhërin e Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr.279 Prot. 1025/5, datë 28.07.2021
Anëtarët e Këshillit të Etikës së UBT-së:
1. Prof. Dr. Etleva Delia
2. Prof. Dr. Hektor Thoma
3. Prof. Dr. Natalia Shoshi
4. Dr. Valbona Hobdari
5. Prof. asoc. Elena Kokthi
6. Dr. Enkela Hoxha
7. Dr. Eridana Çuni
8. Msc. Roland Toma
9. Arba Zylyftari (Studente)