Përgjegjëse Departamenti

Dr. Mariola KODRA

Lektore nё Departamentin Kimi

E-mail: mkodra@ubt.edu.al


  Dr. Mariola Kodra ёshtё diplomuar nё vitin 2002 nё Fakultetin e Shkencave tё Natyrёs, Universiteti i Tiranёs dhe mё pas ka ndjekur studimet Master nё Universitetin Bujqёsor tё Tiranёs. Prej vitit 2012 mban gradёn “Doktor i Shkencave” nё fushёn e Bioteknologjisё Ushqimore. Prej vitit 2002 ёshtё pedagoge nё Departamentin Kimi, tё Fakultetit tё Bioteknologjisё dhe Ushqimit dhe ka njё pёrvojё akademike 17 vjeҫare. Ёshtё lektore e lёndёve Kimi Organike dhe Analizat Kimiko-Fizike tё Ushqimeve. Ka njё eksperiencё 4 vjet si Pёrgjegjёse Departamentit dhe 4 vjeҫare si anёtare e Kёshillit tё Fakultetit. Ka eksperiencë në kërkimin shkencor, si dhe ka qenë pjesëmarrëse në disa projekte kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e ushqimit. Ka marrë pjesë dhe ka referuar në mjaft konferenca kombëtar dhe ndërkombëtare si dhe është autor i një sërë artikujsh shkencorë brënda dhe jashtë vendit.

Edukimi:
PhD, Fakulteti i Bioteknologjisё dhe Ushqimit, Universiteti Bujqёsor i Tiranёs, 2012                           
Master Shkencor, Universiteti Bujqёsor i Tiranёs, Tiranё, 2005
Bachelor në Biologji-Kimi, Fakulteti i Shkencave tё Natyrёs, Universiteti Tiranёs, Tiranё , 2002

Lëndët:
Kimi Organike, Analizat fiziko-kimike tё ushqimeve
Interesat kërkimore
Siguria dhe cilёsia e produkteve ushqimore          

                        

Shkarko CV