Rubrika:
Vlerësimi njohurive dhe aftësive të fituara: Detyra kontrolli dhe Provime
Njohuritë dhe aftësitë e fituara përgjatë studimeve vlerësohen në mënyrë të ndryshme: diskutime, pyetje formuese, raste studimi, situate problemore, detyra kontrolli, detyra dhe projekte kursi dhe provime finale
Vlerësimi I nivelit të përvetësimit dhe aftësive të studentit për çdo mudul (lëndë) përfshin dy elementë të rëndësishëm që nga pikëpamja kohore emërtohen: vlerësim I vazhdueshëm (gjatë vitit) dhe vlerësim përfundimtar.
Në vlerësimin e vazhdueshëm përfshihen të gjitha vlerësimet në pikë që bëhen gjatë zhvillimit të lëndës: seminare, detyra kursi, detyra kontrolli.
Nota finale me të cilën vlerësohet një student në fund del nga shuma e pikëve të grumbulluara nga vlerësimi I vazhduar dhe ai përfundimtar (maksimumi pikëve 100). Këto pikë konvertohen në notë në bazë të koeficentëve të përcaktuar si më poshtë:
Intervali pikëve | Nota |
45-54 | 5 |
55-64 | 6 |
65-74 | 7 |
75-84 | 8 |
85-94 | 9 |
≥95 | 10 |
Në të gjitha modulet (lëndët) që zhvillohen në programet e studimit që ofron Departamenti Menaxhim i Turizmit Rural, përgjatë kohës së zhvillimit të mësimit, janë planifikuar detyra të ndryshme me shkrim dhe me gojë me qëllim që të nxisin, ndihmojnë dhe vlerësojnë të nxënit dhe përgatitjen e studentëve.
Detyrat e kontrollit
Detyrat e kontrollit zhvillohen përgjatë semestrit në secilën lëndë sipas programit të përcaktuar nga pedagogët përkatës të lëndës dhe të aprovuar në department. Këto detyra mund të jenë me shkrim ose me gojë dhe pikët e fitauara na këto detyra është pjesë e vlerësimit të vazhduar të studentit. Numri I tyre për çdo lëndë varion nga një deri në dy detyra.
Provimet
Provimet janë forma të kontrollit të dijeve që ndryshe quhet edhe vlerësimi final. Këto provime mund të zhvillohen me gojë ose me shkrim, në varësi të natyrës së lëndës dhe të formës së provimit të propozuar nga pedagogët e lëndës.
Periudha kur zhvillohen provimet quhet sezone provimesh. Koha ose sezonet kur zhvillohen provime emërtohen: sezone të rregullta, sezone plotësuese (riprovime) dhe sezone provime diplomimi.
Provimet në bazë të sezonit kur zhvillohen quhen:
- provime të rregullta ose të sezonit të rregullt (në përfundim të semestrit të dimrit dhe përfundim të semestrit të verës);
- riprovime dhe provime (sezon i janarit dhei pranverës për provimet e mbartura si dhe sezoni i vjeshtës)
- Provim formimi (diplome) në të cilin provimi bëhet me teza pyetjesh formuese dhe raste studimi ose me punim diplome -mikrotezë.
Punimi i Diplomës-Mikroteza
Departamenti mbështet nëpërmjet drejtuesit të departamentit, përgjegjësit të grupeve mësimore dhe kërkimore, stafit akademik dhe sekretarisë të gjithë procesin e përzgjedhjes së tematikave dhë pedagogëve udhëheqës të punimeve të diplomës, strukturën dhe metodikën e realizimit si dhe të prezantimit të mikrotezës (punimit të diplomës). Për këtë ka udhëzues të posaçëm të përgatitura nga departamenti që do ju ndihmojnë si në mbledhjen e të dhënave, ashtu edhe në paraqitjen e punimit. Këto udhëzues gjenden pranë sekretarisë së departamentit.
Tema e mikrotezës zgjidhet në fillim të semestrit të fundit të studimeve dhe përpara fillimit të Praktikës profesionale si për studentët e nivelit bachelor ashtu edhe ata të masterit professional.