Përgjegjës Departamenti

Prof. Asoc. Dr. Skender UKU

Përgjegjës Departamenti

E-mail: suku@ubt.edu.al


Eshtë pedagog pranë Departamentit Financë Kontabilitet. Që prej vitit 2006 ka filluar bashkëpunimin si personel akademik me kohë të pjeshme dhe nga viti 2013 ushtron aktivitetin akademik me kohë të plotë pranë Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit. Në vitin 2003 ka marrë gradën shkencore “Doktor në Ekonomi” në Universitetin e Saragosës, Spanjë. Eshtë i specializuar në fushën e Drejtimit Financiar dhe Financës, si dhe ka qenë titullar në modulet e Mikroekonomisë dhe Makroekonomisë.

Eksperienca shkencore reflektohet në pjesëmarrje në disa projekte kërkimore, brenda dhe jashtë vendit, punime shkencore të paraqitura në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare dhe në botimin e artikujve shkencor. Ka një eksperiencë të suksesshme si ekspert në projekte të ndryshme të financuar nga Qeveria Shqiptare dhe donatorë të huaj, si edhe në kompani ndërkombëtare. Në karrierën e tij spikat përvoja profesionale brenda dhe jashtë vendit. Brenda vendit ka ushtruar funksione të rëndësishme në administratën publike nga viti 2006-2013, në disa institucione, duke përfituar një eksperience të gjërë në politikëbërje dhe vendimarrje, si edhe në administrimin dhe menaxhimin e burimeve financiare dhe njerëzore: Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës; Drejtor i Përgjithshëm i Politikave Makreoekonomike dhe Fiskale, Nëndrejtor i Përgjithshëm i Tatimeve në Ministrinë e Financave; si edhe Koordinator në Departamentin e Bashkërendimit të Strategjive dhe Koordinimit Strategjik të Ndihmës së Huaj, në Këshillin e Ministrave. Jashtë vendit ka përfituar një eksperience të gjërë kërkimore në disa institucione gjatë periudhës 1994-2005: kërkues shkencor pranë Universitetit të Glasgow, Skoci; kërkues shkencor pranë Qendrës Kërkimore Shkencore dhe të Teknologjisë Agroushqimore, Saragosë, Spanjë; studimet e doktoraturës pranë Fakultetit të Shkencave Ekonomike dhe të Ndërmarrjeve, të Universitetit të Saragosës, Spanjë dhe studime master pranë Institutit Agronomik Mesdhetar të Saragosës, Spanjë

Edukimi 

PhD, në Ekonomi,  Fakulteti i Shkencave Ekonomike dhe të Ndërmarrjeve Universiteti i Saragosës, Spanje, 2003 (Vendimi i Komisionit të Vlerësimit të Titujve Akademikë Nr.157, dt.30.12.2008 )

Master Shkencor në  Planifikimin Rural në Lidhje me Mjedisin Instituti Agronomik Mesdhetar i  Saragosës. Qendra Ndërkombëtare e Studimeve të Larta Agronomike Mesdhetare (IAMZ-CIHEAM), Spanjë, 1996

Diplomë e Specializimit Post-Universitar  (D.S.P.U)  në Planifikimin Rural në Lidhje me Mjedisin . Instituti Agronomik Mesdhetar i  Saragosës. Qendra Ndërkombëtare e Studimeve të Larta Agronomike Mesdhetare (IAMZ-CIHEAM),  Spanj ë, 2005

Studimet e larta në Financë. Fakulteti i Ekonomisë Agrare. Universiteti Bujqësor i Tiranë, 1992

Lendët

Drejtim financiar, Financë, Makroekonomi

Kerkimet Shkencore

Metodat kuantitative të analizës ekonomike; Administrim publik dhe politike fiskale; Menaxhim financiar; Ekonomia e burimëve natyrore dhe e mjedisit. Aspektet ekonomike dhe ambientale të prodhimit bujqësor; Politikat agrare dhe rajonale

Shkarko CV