Në Universitetin Bujqësor të Tiranës u zhvillua Workshopi me temë “Vlerësimi i cilësisë së tokave në mbështetje të praktikave agronomike miqësore me mjedisin, me produktivitet e cilësi të lartë të produkteve bimore“

Registrations are closed

Workshopi u zhvillua në Universitetin Bujqësor të Tiranës, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI), në  kuadër të projektit "Vlerësimi i cilësisë së tokave në mbështetje të praktikave agronomike miqësore me mjedisin, me produktivitet e cilësi të lartë të produkteve bimore“ të financuar nga AKKSHI.

Ky projekt ka për qëllim kryesor të mbështet bujqësinë e qëndrueshme për produkte ushqimore të pastra dhe miqësore me mjedisin. 

Objektivat kryesor të këtij projekti janë:

* Të përfitohet njohje e thelluar për ndikimin e dozave të plehrimit kimik në cilësitë e tokës.

* Te reduktohet ndotja e tokës dhe

ujërave  nëntokësore si pasojë e përdorimit pa kriter të plehrave kimike.

* Te reduktohet kontaminimi i produkteve bujqësore si rezultat i përdorimit pa kriter të plehrave kimike.

Hapja e workshopit u bë nga koordinatori i Projektit Prof. Dr. Seit Shallari, fjalën e tyre  mbajtën Z.Fatbardh Sallaku, Rektor i UBT edhe  përfaqësuesit nga AKKSHI.

Gjatë workshopit u prezantuan temat me titujt: 

- Mulçërini dhe ujitja me pika: praktika efektive për kultivimin e bimëve në tokat e kripura, nga Dr. Eugen Skura.

-Statusi i Fosforit në disa toka të Shqipërisë, nga M.Sc. Fatos Huqi.

- Akumulimi i nitrateve në ujrat nëntokësore, nga MSc. Xhuljo Sema.

Date & Time
e martë
25 korrik 2023
Start - 8:00 e paradites
e mërkurë
26 korrik 2023
End - 4:00 e pasdites Europe/Paris
Location

Universiteti Bujqësor i Tiranës

Agricultural University of Tirana
Rruga Paisi Vodica
Tirana 1025
Albania
--Universiteti Bujqësor i Tiranës--
Get the direction
Organizer

Universiteti Bujqësor i Tiranës

--Universiteti Bujqësor i Tiranës--
SHARE

Find out what people see and say about this event, and join the conversation.