Fakulteti i Mjekësisë Veterinare duhet të jetë një institucion arsimor i njohur ndërkombëtarisht dhe një nga institucionet kryesore të edukimit veterinar (në lidhje me veprimtarinë mësimore, kërkimore dhe profesionale) në Ballkanin Perendimor. Për këtë qëllim, Fakulteti i Mjekësisë Veterinare do të përpiqet për akreditim evropian, duke respektuar rekomandimet e ENQA për procesin arsimor dhe akreditimin ISO 17025 për laboratorët e tij analizues. Qëllimet strategjike të Fakultetit të Mjekësisë Veterinare janë në përputhje me strategjinë e Universitetit Bujqësor të Tiranës.
Fakulteti i Mjekësisë Veterinare
Fakulteti i Mjekësisë veterinare është qendra unikale në Shqipëri për formimin teorik dhe praktik të mjekëve veterinarë. Në kuadër të Institutin e lartë Bujqësor 69 vjet më parë nisi jetën e vet dhe ky Fakultet që shumë shpejt u kthye ne një pikë referimi për të gjithë shërbimin veterinar duke u bërë qendra e vetme në vend për nivelin Universitar dhe pasuniversitar.
Vizioni ynë për zhvillimin e Fakultetit të Mjekësisë Veterinare bashkohet me vizionin Europian që e kupton edukimin veterinar si një proçes në vazhdim, që nuk mbaron asnjeherë në momentin e përfundimit të studimeve dhe synon që të ndërtohet mbi tre pedana kryesore të cilat janë:
- Rritja e nivelit të mësimdhënies.
- Fuqizimi i punës kërkimore shkencore
- Edukimi i vazhdueshëm veterinar
Këto tre sfida kërkojnë një bashkëpunim të plotë ndërmjet stafit pedagogjik, studentëve, autoriteteve drejtuese, Ministrisë së Arsimit, MBZHR, Urdhri Profesional i Mjekut Veterinar si dhe të gjithë institucioneve shteterore dhe private që kanë sadopak lidhje me ketë Fakultet. Gjatë këtyre viteve, Fakulteti i Mjekësisë Veterinare ka qenë partner aktiv në shumë projekte dhe aktivitete me karakter shkencor por edhe me sens praktik, ndër të cilat përmendim Programin IPA, Horizon 2020, Programi CEEPUS dhe ERASMUS +.
Edukimi i plotë veterinar nuk mund të mendohet vetëm me njohuritë mjekësore, pa i ndërlidhur ato edhe me njohuritë menaxheriale, për të plotësuar kështu staturën e plotë jo vetëm të një specialisti të kualifikuar veterinar, por edhe të një menaxheri të mirë. Nisur nga ky vizion, Fakulteti ofron Programin me Karakter Profesional “Menaxhim Veterinar” e dizajnuar për të trajnuar specialistë me standardet më të larta për të punuar profesionalisht si pjesë e një ekipi veterinar dhe gjithashtu brenda sektorëve të përafërt. Ky program është ideal për ata që dëshirojnë të ndjekin një karrierë që përfshin menaxhimin e praktikës veterinare.
Fakulteti i Mjekësisë Verinare po përpiqet vazhdimisht të arrijë rezultate më të mira në programet ku është i përfshirë. Nga viti 2005, Fakulteti i Mjekësisë Veterinare ka bashkëpunuar me sukses me fakultetet veterinare në Brno, Budapest, Vjenë, Košice, Wroclav, Zagreb, Sarajevo, Prishtinë dhe Shkup në kuadër të rrjetit VetNEST. Shkëmbimi i studentëve dhe personelit akademik midis institucioneve të lartpërmendura kryhet kryesisht në kuadër të programit CEEPUS dhe Erasmus +.
Fakulteti prej vitesh merr pjesë aktive në programin Erasmus+. Janë nënshkruar disa marrëveshje dypalëshe me institucione të arsimit të lartë si psh Zagrebi, Kroacia (Universiteti i Zagrebit, Fakulteti i Mjekësisë Veterinare), Milano, Itali (Universiteti i Milanos, Fakulteti i Mjekësisë Veterinare), Kordova, Spanjë (Fakulteti i Mjekësisë Veterinare), Perugia, Itali (Fakulteti i Mjekësisë Veterinare), Torino, Itali (Fakulteti i Mjekësisë Veterinare), Cluj-Napoca, Rumani (Universiteti i Shkencave Bujqësore dhe Mjekësisë Veterinare).
Në dekadën e mëparshme, një rëndësi të veçantë i është kushtuar rinovimit të pajisjeve dignostike, si dhe modernizimit të objekteve didaktike. Vitet e fundit vëmendja më e madhe i është kushtuar zbatimit të kurrikulave të azhurnuara universitare dhe pasuniversitare, duke marrë parasysh mbi të gjitha ndryshimet që garantojnë “kompetencat e ditës së parë” që mund të arrihen në kohën e diplomimit.
MISIONI
Misioni i Fakultetit të Mjekësisë Veterinare, Universiteti Bujqësor i Tiranës është të sigurojë, në bazë të aktiviteteve dhe përvojave të tij kërkimore dhe profesionale, edukimin e mjekëve veterinarë, të cilët do të plotësojnë kërkesat e profesionit veterinar në fushën e kujdesit shëndetësor të kafshëve, mirëqenien e kafshëve si dhe shëndetin publik, siç është siguria e ushqimit dhe parandalimi i përhapjes së sëmundjeve zoonotike dhe për të siguruar përsosmërinë e klinikave dhe laboratorëve të tij.
VIZIONI

Prof. Rezart POSTOLI,
Dekan
E-mail: rezart.postoli@ubt.edu.al
Departamenti i Mjekësisë Veterinare
Hap profilin e plotë.

Dr. Egon ANDONI,
Zv. Dekan
E-mail: eandoni@ubt.edu.al
Departamenti Shëndetit Publik Veterinar
Hap profilin e plotë.

Dr. Albana MUNGA,
Zv. Dekane
E-mail: amunga@ubt.edu.al
Departamenti i Moduleve Morfofunksionale
Hap profilin e plotë.

Dr. Sonila ÇOÇOLI,
Zv. Dekane
E-mail: scocoli@ubt.edu.al
Departamenti Shëndetit Publik Veterinar
Hap profilin e plotë.


Universiteti Bujqësor i Tiranës fton të gjithë studentët e Fakultetit të Mjeksisë Veterinare të aplikojnë në Shkollën Verore e cila organizohet nga Fakultetit i Mjeksisë Veterinare, Shkup.
Studentët do të kenë mundësi të ndjekin online në datat 28.09.2021-30.09.2021 nëpërmjet platformës ZOOM.
Për tu njohur me programin si edhe për tu regjistruar, ju lutem klikoni https://fvm.ukim.edu.mk/vetnest-summerschool/program/
Afati i aplikimit është 2 Gusht 2021
THIRRJE PER APLIKIM
Fakulteti i Mjekësisë Veterinare në Universitetin Bujqësor të Tiranës njofton të interesuarit për zhvillimin e një trajnimi online me titull “Master ndërkombëtar në ushqimin e kafshëve’’. Trajnimi do të zhvillohet në shtator të këtij viti nga Instituti Agronomik i Mesdheut në Zaragozë. Për aplikuesit nga Shqipëria ofrohet bursë studimi. Personat e interesuar mund të aplikojnë oline në adresën e mëposhtme:
https://www.admission.iamz.ciheam.org/en/
Kontakt
PhD Albana Munga
Email: amunga@ubt.edu.al
Adresa: Godina kryesore FMV Zyra:Nr 206