Kërkimi Shkencor

PRIORITETET E KËRKIMIT SHKENCOR

Kërkimi shkencor është një nga misionet kryesore të UBT. Njësitë kryesore dhe bazë që janë pjesë përbërëse të UBT-së, kryejnë veprimtari kërkimore-shkencore bazë ose të zbatuara, studime, projekte për zhvillim dhe veprimtari të tjera krijuese, sipas natyrës dhe objektivave specifike të institucionit.

  KARTA EUROPIANE PËR KËRKUESIT SHKENCOR

Karta Evropiane për Kërkuesit Shkencor është një seri parimesh dhe kërkesash të përgjithshme që përcakton rolet, përgjegjësitë dhe të drejtat e kërkuesve shkencorë, si edhe të punëdhënësve dhe/ose financuesve të kërkimit shkencor (siç është UBT).

KODI I ETIKËS

Kodi i etikës i UBT-së shpreh publikisht parimet bazë, normat dhe veprimet që duhen zbatuar gjatë realizimit të procesit mësimor, kërkimit shkencor dhe transferim teknologjie në përputhje me misionin dhe vizionin e tij.