Në përputhje me rregulloren e Drejtorisë së Marrëdhënieve Institucionale, kjo zyrë ka këto detyra kryesore:
- Përgatit në bashkëpunim me Drejtorinë e Projekteve dhe Zhvillimit draft-marrëveshjet dhe protokollet për bashkëpunim ndër-universitar ndërkombëtar në gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze;
- Bën përgatitjen e korrespodencës ndërkombëtare në gjuhë të huaja për Rektorin, Zv.Rektorin për Marrëdhënie me Institucionet dhe Publikun si dhe për Drejtuesit e tjerë në Universitet;
- Bashkëpunon me Sektorin e Sekretarise Mesimore dhe Sherbimit per studentet ne lehtesimin e konfirmimit te dokumentacionit te leshuar nga kjo zyre ku vertetohen studimet e kryera ne UBT, te kerkuara nga universitete dhe institucione te huaja.
- Sjell dhe shpërndan informata lidhur me marrëdhëniet ndërkombëtare ndër-universitare;
- Ndihmon në krijimin e lidhjeve me universitetet dhe institucionet e huaja, i këshillon profesorët në krijimin e këtyre lidhjeve.
- Mbledh të dhëna për fondet kombëtare dhe ndërkombëtare në dispozicion për lëvizje të studentëve dhe të mësimdhënësve, si DAAD, EU, Fullbright, BritishCouncil, si dhe shpërndan informacione nëpër fakultete
- Formulon Notat Verbale për ambasadat e huaja për proçedurë vize.
- Përpilon Akt- Marrëveshjet lidhur me lëvizjet jashtë shtetit të personelit akademik;
- Në bashkëpunim me Drejtorinë e Komunikimit, përgatit materialet e Sektorit për Marrëdhënie me Jashtë në web-in e UBT-së
- Mbledh të dhëna për fondet ndërkombëtare për bursa të studentëve dhe të stafit akademik.
- Përpilon urdhërat financiare që i drejtohen Drejtorisë së Financës dhe Buxhetit lidhur me aktivitetet me jashtë;