Objektivi i këtij takimi ishte forcimi i marrëdhënieve midis dy institucioneve dhe krijimi i urave të reja të bashkëpunimit duke u fokusuar tek sektori i bujqësisë dhe prioritetet për të ardhmen në nivel kombëtar e ndërkombëtar.
Gjatë prezantimit, Rektori i njohu përfaqësuesit e FAO me Universitetin, me programet e studimit, me stafin akademik, me potencialin dhe larmishmërinë e shërbimeve që ai ofron.