Departamenti i Akuakulturës dhe Peshkimit
Departamenti i Akuakulturës dhe Peshkimit
(DAP) është krijuar me Vendimin Nr. 20 datë 15/07/2013 të Rektorit dhe miratimin e Senatit Akademik të UBT. Diploma “Inxhinier Agrar” me profil “Akuakulturë dhe Menaxhim Peshkimi” është ofruar që nga viti akademik 2001-2002 nga Departamenti i Prodhimit Shtazor, fillimisht si diplomë e integruar e nivelit të dytë, dhe më pas si Diplomë e Ciklit të Parë (Bachelor) dhe e Ciklit të Dytë (Master Shkencor) të Studimeve.
Gjatë viteve të ofrimit të kësaj diplome, numri i të diplomuarve në fushën e akuakulturës dhe peshkimit është rritur. Rritja e interesit për të ndjekur këtë drejtim studimi është nxitur kryesisht nga zhvillimi i shpejtë i sektorit të peshkimit dhe veçanërisht atij të akuakulturës, i cili duke ndjekur edhe tendencën botërore, është sektori i agrobiznesit me zhvillimin më të shpejtë në Shqipëri. Zhvillimit të shpejtë të sektorit dhe nevojës së tij për specialistë të kualifikuar, i është shtuar edhe detyrimi ligjor (neni 33, ligji nr. 103/2016 datë 20/10/2016 “Për Akuakulturën”) për punësimin në fermat e akuakulturës të punonjësve të kualifikuar në fushën e akuakulturës. Në Shqipëri, të paktën deri tani, njësia e vetme që kualifikon specialistë në fushën e akuakulturës dhe peshkimit, është Departamenti i Akuakulturës dhe Peshkimit në Fakultetin e Bujqësisë dhe Mjedisit.
Programet e studimit që zhvillohen në Departamentin e Akuakulturës dhe Peshkimit ofrojnë një kombinim të njohurive mbi akuakulturën dhe peshkimin, të cilat janë unike në Universitetet Shqipëtare. Këto programe i pajisin të diplomuarit me njohuri të thelluara nëpërmjet një qasjeje shumëdisiplinore me në fokus teknologjitë e përparuara për sigurimin e produkteve peshkore, cilësinë dhe sigurinë ushqimore, shfrytëzimin e qëndrueshëm të burimeve ujore, si edhe menaxhimin e ndërmarrjeve të akuakulturës dhe peshkimit.
MISIONI
-
Veprimtaria e Departametit të Akuakulturës dhe Peshkimit mbështetet në misionin dhe vizionin e tij.
Departamenti i Akuakulturës dhe Peshkimit ka për mision :
- Formimin e specialistëve të akuakulturës dhe peshkimit të aftë për t’iu përgjigjur nevojave të tashme dhe të ardhme të industrisë së akuakulturës dhe peshkimit, industrive në mbështetje të tyre, dhe agjencive shtetërore, publike apo private me fokus në menaxhimin e burimeve ujore.
- Kërkimin shkencor në fushën e teknologjive të përparuara të kultivimit të organizmave ujore dhe gjetjen e rrugëve më të mira që sigurojnë një peshkim efektiv dhe të qëndrueshëm.
Shërbimin këshillimor në fushën e akuakulturës dhe peshkimit
VIZIONI
Vizioni i
Departamentit të Akuakulturës dhe Peshkimit
është, që nëpërmjet
edukimit akademik, trajnimit profesional, kërkimit shkencor dhe shërbimeve
këshillimore, të kontribuojë në zhvillimin e qëndrueshëm dhe në përputhje me
standardet ndërkombëtare në sektorët e akuakulturës e peshkimit
DEPARTAMENTI I AKUAKULTURËS DHE PESHKIMIT
PËRGJEGJËS DEPARTAMENTI
Prof. Asoc. Dr. Jerina KOLITARI
E-mail : jkolitari@ubt.edu.al
Edukimi
Professor i asociuar, , Universiteti Bujqesor i Tiranes, 2014
PhD, Universiteti Bujqesor i Tiranes, 2007
Master në Akuakulture dhe Peshkim, Universiteti Bujqesor i Tiranes, 2001
Studimet ne degen Zootekni, Universiteti Bujqesor i Tiranes, 1991
Lëndët :
Projektimi i veglave te peshkimit industrial.
Sistemet e riprodhimit dhe rritjes se larvave.
Kerkimet Shkencore
Fusha e peshkimit, akuakultures dhe mjedisit.
Stafi Ndihmës dhe Sekretaria
Edlira SADIKU
Specialiste pranë departamentit të Akuakultures dhe Peshkimit pranë FBM
E-mail:
esadiku@ubt.edu.al
Bachelor
Bachelor në “Inxhinieri Agrare” _ Drejtimi: “Biologji Marine dhe Akuakulturë”
Master Shkencor
Master Shkencor në “Inxhinieri Agrare”, Drejtimi: “Akuakulturë”
Master Profesional
Master Profesional në “Akuakulture dhe Peshkim Detar
”