Departamenti i Moduleve Paraklinike
Departamenti i Moduleve Paraklinike është një ndër 4 departamentet e Fakultetit të Mjekësisë Veterinare rikrijuar prej tetorit 2016. Ai përbëhet nga 16 anëtarë nga të cilët 12 staf akademi dhe 4 staf ndihmës akademik. Departamenti përbëhet nga dy grupe mësimore shkencore. GMK Patologjitë Veterinare përbëhet nga 6 anëtarë staf akademik (1 profesor doktor, 3 profesorë të asociuar dhe 2 doktorë të shkencave) dhe dy anëtarë staf ndihmës akademik (doktorë të shkencave). GMK Diagnozat Veterinare përbëhet nga 6 anëtarë staf akademik (2 profesor doktorë, 1 profesor i asociuar, 1 doktor i shkencave dhe 2 MsC) dhe dy anëtarë staf ndihmës akademik (MsC). Departamenti i Moduleve Paraklinike zhvillon lëndët bazë formuese të edukimit veterinar si: Patologji (e përgjithshme dhe e veçantë), Farmakologji (dhe Farmakologjia klinike veterinare), Parazitologji, Virologji dhe Imunologji (Veterinare), Metodologji Shkencore dhe Shkrim Akademik. Trajtimi i patologjive të ndryshme plotësohet nga diagnozat Laboratorike dhe Imazherike. Departamenti ofron njohuri të thelluara në Legjislacionin dhe mjekësinë ligjore veterinare dhe Mirëqenien e kafshëve. Misioni i departamentit përfshin mësimdhënien, kërkimin shkencor dhe shërbimet për të tretët në fushat e ekpertizës që mbulon departamenti. Programi mësimor përfshin edukimin didaktik, praktiko-klinik dhe punë kërkimore-shkencore në programin dy vjecar (Menaxhim veterinar), ciklin e dytë të studimeve (MsC i integruar), ciklin e tretë të studimeve (Doktoratë) dhe punë konkrete për diplomimin e studentëve pranë laboratorëve. Misioni ynë shkencor përfshin studime teorike, laboratorike, diagnostike, klinike dhe vëzhgime post mortum. Projektet kërkimore drejtohen kryesisht në fushat antibiotikorezistencës, antihelmintikorezistencës, diagnostikimin e patologjive virale, mikrobike, parazitare me drejtim të veçantë ndaj zoonozave. Në Departamentin e Moduleve Paraklinike gjenden 4 laboratorë didaktiko-mësimore (Laboratori i Patologjisë Veterinare, Virologji-Imunologjisë Veterinare, Parazitologjisë Veterinare dhe Diagnozës Laboratorike ) dhe një Laborator shkencor-Laboratori i Sigurisë Publike. Departamenti i Moduleve Paraklinike synon përgatitjen e specialistëve veterinarë me një nivel të lartë teorik, praktik dhe kërkimor-shkencor në shkencat veterinare. Puna e përditshme në auditor dhe në laboratorët mësimorë dhe kërkimorë të departamentit mundëson një realizim të plotë dhe me nivel të lartë të studentëve në të gjitha ciklet e studimeve. Në procesin e rëndësishëm mësimdhënës dhe kërkimor, është i përfshirë gjithë stafi i departamentit së bashku me stafinndihmës akademik. Në shërbimet për të tretët përfshihet direkt Laboratori i Sigurisë Publike dhe ndihmojnë dhe laboratorët mësimorë të departamentit. Departamenti i Moduleve Paraklinike mundëson tʹju ofrojë studentëve, veterinerëve, specialistëve apo ndihmësve në të gjtha fushat e studimeve, specializimeve dhe kërkimit shkencor njohuritë dhe shërbimet më të mira. Në punën e departamentit është pjesë e rëndësishme ofrimi i shërbimeve të standarteve të larta për të gjitha institucionet e interesuara.
MISIONI
Departamenti i Moduleve Paraklinike synon krijimin e specialistëve veterinar me baza të plota teorike dhe praktike përsa i përket lëndëvë bazë formuese të edukimit veterinar si: Patologji, Farmakologji, Parazitologji, Virologji dhe Imunologji (Veterinare), gjithashtu diagnostikimi dhe trajtimin i patologjive të ndryshme plotësohet nga diagnozat specifike si: Laboratorike dhe Imazherike dhe pjesë tjetër e rëndësishme Farmakologjia klinike veterinare. Departamenti ofron njohuri të thelluara në Legjislacionin dhe mjekësi ligjore veterinare dhe Mirëqenien e kafshëve. Misioni i departamentit përfshin mësimdhënien, kërkimin shkencor dhe shërbimet për të tretët në fushat e ekpertizës që mbulon departamenti. Programi mësimor përfshin edukimin didaktik, praktiko-klinik dhe punë kërkimore-shkencore në programin dy vjecar (Menaxhim veterinar), ciklin e dytë të studimeve (MsC i integruar), ciklin e tretë të studimeve (Doktoratë) dhe punë konkrete për diplomimin e studentëve pranë laboratorëve. Misioni ynë shkencor përfshin studime teorike, laboratorike, diagnostike, klinike dhe vëzhgime post mortum. Projektet kërkimore drejtohen kryesisht në fushat antibiotikorezistencës, antihelmintikorezistencës, diagnostikimin e patologjive virale, mikrobike, parazitare me theks të veçantë ndaj zoonozave.
VIZIONI
Vizioni i departamentit synon përgatitjen e specialistëve veterinarë me një bagazh të lartë teorik, praktik dhe kërkimor-shkencor në shkencat vetarinare. Puna e përditshme në auditor dhe në laboratorët mësimorë dhe kërkimorë të departamentit mundëson një realizim të plotë dhe me nivel të lartë të studentëve në të gjitha ciklet e studimeve. Në realizimin e misionit tonë të rëndësishëm mësimdhënës dhe kërkimor, është i përfshirë gjithë stafi i departamentit së bashku me stafin mbështetës dhe administrativ. Në pregatitjen dhe rritjen e nivelit të mësimit dhe shërbimeve për të tretët përfshihen dhe klinicistët, teknikët apo specialistët më të mirë të fushave. Vizoni është tʹju ofrojë studentëve, veterinerëve, specialistëve apo ndihmësve në të gjtha fushat e studimeve, specializimeve dhe kërkimit shkencor njohuritë dhe shërbimet më të mira. Në vizionin e departamentit është pjesë e rëndësishme ofrimi i shërbimeve të standarteve të larta për të gjitha institucionet e interesuara.
Prof. Asoc. Dr. Bejo BIZHGA,
Përgjegjës Departamenti
E-mail: bbizhga@ubt.edu.al
Departamenti i Moduleve Paraklinike
Prof. Asoc. Dr. Bejo Bizhga është diplomuar si mjek Veteriner në Fakultetin e Veterinarisë, Universiteti Bujqësor, Tiranë (1984-1989). Dr. Bejo Bizhga është diplomuar si mësues biokimie në Fakultetin e Biologji-Kimisë, Universiteti Eqerem Cabej (1993-1997). Mban gradën shkencore “Doktor i Shkencave” (Maj 2004) dhe titullin akademik “Profesor i Asociuar” (Shkurt 2013). Që prej vitit 1999 është pedagog pranë Fakultetit të Mjekësisë Veterinare. Ka kryer kualifikime shkencore pranë Universitetit Aristotelis, Greqi dhe Universiteteve të Kroacisë, Austrisë, Mbreterisë së Bashkuar etj. Është lektor dhe titullar i moduleve “Parazitologji Veterinare” dhe Diagnozë Laboratorike per 10 vjet (1999-2008). Ka marrë pjesë në hartimin e programeve të lëndëve, përgatitjen e teksteve dhe cikleve të leksioneve universitare. Ka marrë pjesë në mjaft konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare dhe është autor e bashkëautor e artikujsh shkencorë. Mban pozicionin e përgjegjësit të Departamentit të Moduleve Paraklinike prej 2016.
Stafi Ndihmës Akademik