Departamenti i Qendrës së Kërkimit të Ushqimit
Qendra e Kërkimit të Ushqimit ka qenë pjesë e strukturës së Universitetit Bujqësor të Tiranës që kur u themelua departamenti i Teknologjisë dhe Ushqimit. Pas riorganizimit të strukturave të UBT, në vitin 2007, kjo strukturë u bë pjesë e Fakultetit të Bioteknologjisë dhe Ushqimit, tanimë si Departamenti i Qendrës së Kërkimit dhe Ushqimit. Kjo njësi kryhen veprimtari kërkimore shkencore dhe zhvillimi në fushën e teknologjisë Agro-ushqimore, Bioteknologjisë e ushqimit dhe merr pjesë në realizimin e programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe të ciklit të tretë.
Kjo njësi laboratorike ka një strukturë të tillë në të cilën funksionojnë Laboratori i Analizave të Cilësisë së Ushqimit, Laboratori Fruta-Perimeve dhe i Vajit, Salla e Degustimit, Laboratori Eksperimental i Verës dhe Distilateve Alkoolike, edhe ambientet nëntokësorë për ruajtjen dhe vjetrimin e verërave. Gjithashtu kjo Qendër është e pajisur edhe me një sallë leksioni e cila mundëson realizimin e orëve mësimore me studentët.
Departamenti i QKU-së ka për detyrë të hetojë, karakterizojë, vlerësojë dhe dokumentojë vetitë fizike dhe kimike dhe produktet ushqimore. Të dhënat dhe informacionet e mbledhura përdoren për të mbështetur punën kërkimore dhe zhvillimore që realizohen në fakultet.
MISIONI
Të formojë aktivitete studimore kërkimore e shkencore te lidhura ngushtë me veprimtarit akademike dhe programeve që zhvillohen në Fakultetin e Bioteknologjisë, të marrë pjesë në projekte kombëtare e ndërkombëtare që lidhen me fushën e shkencave të ushqimit në tërësi.
VIZIONI
Gjenerimi i teknologjive të reja dhe shërbime ushqimore që përmirësojnë diversifikimin ekonomik dhe sigurinë ushqimore përmes kërkimit dhe zhvillimit.
• Të promovojë zhvillimin e industrisë ushqimore mbi një bazë të integruar dhe bashkëpunuese.
• Të kryejë kërkime dhe zhvillime të teknologjisë ushqimore dhe produkteve ushqyese;
• Të sigurojë ndihmë teknike për industrinë ushqimore dhe agro-ushqimore;
• Të promovojë dhe përmirësojë mekanizmat për mbledhjen dhe shpërndarjen e informacionit efektiv të teknologjisë ushqimore;
• Të shfrytëzoj mundësitë në sektorin e ushqimit, për të përmirësuar cilësinë e ushqimit, për të siguruar standardet e ushqimit dhe për të promovuar përdorimin e materialeve lokale të ushqimit.
Prof. Asoc. Oneida KYÇYK,
Përgjegjëse Departamenti
E-mail: okycyk@ubt.edu.al
Departamenti i Qendrës së Kërkimit të Ushqimit
Stafi Ndihmës Akademik