Drejtoria e Vlerësimit të Brendshëm dhe Sigurimit të Cilësisë
Drejtoria e Vlerësimit të Brendshëm dhe Sigurimit të Cilësisë (DVBSC) ka përgjegjësinë e ngritjes, zbatimit dhe përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë në të gjitha aktivitetet mësimdhënësë në UBT, mbështetur në Kodin e Cilësisë në Arsimin e Lartë si dhe standardet dhe udhëzimet evropiane për sigurimin e cilësisë në Hapësirën Evropiane të Arsimit të Lartë.
Përbërja e DVBSC propozohet nga Rektori dhe pas miratimit nga senati akademik miratohet nga BaUBT. Drejtuesi i DVBSC varet drejtpërsëdrejti nga Zv/Rektori për mësimin në UBT.
Kompetencat e Njësisë së Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë janë:
- koordinon veprimtarinë e sigurimit të cilësisë me çdo aktor në UBT
- harton rregulloret dhe dokumentacionin e nevojshëm në kuadër të menaxhimit të cilësisë nga njësitë përbërëse;
- kryen procesin e vazhdueshëm të monitorimit, vlerësimit dhe promovimit të cilësisë së veprimtarive mësimore dhe atyre kërkimore-shkencore, si dhe të aspekteve të tjera të lidhura me to;
- realizon studime gjurmuese, në bashkëpunim me Zyrën e Karrierës dhe Alumni, për të vlerësuar ecurinë e punësimit të studentëve dhe efikasitetin e programeve të ofruara nga UBT;
- planifikon organizimin periodik të vlerësimit të brendshëm të cilësisë të programeve të studimit si edhe të vlerësimit të brendshëm institucional;
- në fund të çdo semestri, organizon pyetësorin studentor për cilësinë e mësimdhënies për lëndët e çdo programi studimi; g) raporton drejtpërdrejt te zv/Rektori i UBT, përmes rezultateve të vlerësimit të brendshëm ne nivel njësie dhe/ose programi studimi, si dhe ndjek impementimin e rekomandimeve të evidentuara;
- harton raportin vjetor të cilësisë në UBT;
- mban lidhje të vazhdueshme me ASCAL dhe institucione të tjera të cilësisë, për shkëmbimin e të dhënave dhe raportimin në kuadër të vlerësimit të jashtëm të cilësisë;
- vlerëson kostot e vlerësimit të brendshëm të cilësisë për të tri ciklet e programeve të studimit dhe ia përcjell Administratorit të UBT;
- propozon buxhetin e nevojshëm për funksionimin e saj.
Referencë: Statuti i Universitetit Bujqesor te Tiranes, Neni 9, miratuar nga Senati Akademik, Prot. 175, datë 21.04.2021 . Miratuar me Urdhërin e Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr.279 Prot. 1025/5, datë 28.07.2021
Kordinimi Institucional
comming soon
comming soon
Kontakt
Drejtori: Prof. Dr. Ardian Maci
Email: amaci@ubt.edu.al