Senati Akademik ka këto kompetenca:
Senati me iniciativën e tij ose me propozim të Këshillit të Fakultetit i propozon Ministrit të Arsimit dhe Shkencës hapjen, riorganizimin dhe mbylljen e programeve të studimit apo pjesë të tyre kur cënojnë objektivat bazë:
Funksionet kryesore të Senatit Akademik janë:
-
Funksionet kryesore të Senatit Akademik janë:
- garanton autonominë universitare, lirinë akademike, mundësite e barabarta si dhe të drejtat e studentëve;
- propozon planin strategjik të zhvillimit të institucionit;
- harton strukturën e përgjithshme të UBT në bashkëpunim me njësitë bazë dhe kryesore të tij dhe i propozon Bordit të Administrimit numrin e personelit të UBT në të gjitha nivelet;
- miraton paraprakisht planin buxhetor vjetor dhe atë afatmesëm të UBT;
- krijon dhe garanton funksionimin e komisioneve të përhershëm në nivel universiteti, në përputhje me kornizën ligjore në fuqi;
- përzgjedh anëtarët e Komisionit Institucional Zgjedhor (KIZ);
- akordon titujt “Profesor Emeritus” dhe “Doktor Honoris Causa” sipas procedurave të përcaktuara në rregulloren e UBT;
- miraton programin vjetor të veprimtarive akademike të rëndësishme të UBT;
- miraton rregulloret e UBT dhe akteve e tjera institucionale;
- miraton programet e reja të studimit, të kërkimit shkencor, ndryshimeve si dhe mbylljes së tyre, kur ato janë të mbështetura në projekt-buxhetin vjetor të UBT;
- miraton ndryshimet profilizuese për programe studimi të akredituara deri në masën 20% dhe njofton ministrinë përgjegjëse për arsimin e lartë jo më vonë se gjashtë muaj para fillimit të vitit akademik;
- propozon mbylljen dhe riorganizimin e UBT, si dhe ndarjen ose bashkimin e tij me një institucion tjetër të arsimit të lartë;
- vlerëson, garanton dhe mban përgjegjësi për sigurimin e brendshëm të cilësisë në UBT;
- miraton standardet institucionale të cilësisë;
- zgjedh përfaqësuesit e tij në Bordin e Administrimit të UBT;
- miraton formatin të titujve universitarë të lëshuar nga UBT në përputhje me kornizën ligjore në fuqi.
- miraton statutin e institucionit të arsimit të lartë me dy të tretat (2/3) e votave të anëtarëve të tij;
- miraton hapjen, riorganizimin ose mbylljen e njësive të UBT mbi bazën e propozimeve të njësive kryesore dhe të njësive bazë, në përfundim të vitit akademik.
- miraton tarifat e shkollimit për vitin në vijim;
- miraton numrin minimal dhe maksimal të studentëve për çdo program studimi të ofruar në UBT, si edhe kriteret e pranimit në to;
- miraton kriteret për trajtimin e veçantë të studentëve në UBT
Në ushtrim të kompetencave, si dhe me dhënie mendimi kolegjial, Senati Akademik shpreh vullnetin e tij me vendime të cilat kanë fuqi të drejtpërdrejtë.
Referencë: Statuti i Universitetit Bujqesor te Tiranes, Neni 9, miratuar nga Senati Akademik, Prot. 175, datë 21.04.2021 . Miratuar me Urdhërin e Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr.279 Prot. 1025/5, datë 28.07.2021