Thirrje për aplikime në programin për zhvillimin e aftësive sipërmarrëse të të rinjve në agrobiznes.


Kjo është një nismë e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim me Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin, FAO. 

Kategoria e personave që mund të aplikojnë si trajnues janë pedagogë të UBT dhe si pjesëmarrës studentë të UBT, të shkollave profesionale bujqësore dhe të rinj sipërmarrës në bujqësi. 

Të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV e tyre dhe një letër motivimi në adresën e email-it: terinjtenebujqesi@bujqesia.gov.al

-Afati i aplikimit është nga 15 shkurt deri në 1 mars 2023.

-Shpallja e fituesve bëhet më datë 8 mars 2023.

Vizitë e Ambasadorit të Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Tiranë, Z. Reinout Vos, në Universitetin Bujqësor të Tiranës