Instituti i Resurseve Gjenetike të Bimëve, pasuri unike kombëtare
Instituti i Resurseve Gjenetike të Bimëve bën të mundur zhvillimin e aktivitetit në fushën e ruajtjes dhe menaxhimit të resurseve gjenetike të bimëve dhe mban inventarin kombëtar në shkallë vendi.

Ajo ruan rreth 5000 aksesione (mostra) më të rëndësishme të mbi 182 specieve të ndryshme të bimëve për ushqimin dhe bujqësinë, bimë të rralla, bimë të rrezikuara e në rrezik zhdukje, bimë të egra me interes për bujqësinë, etj.

RGJB janë burim strategjik dhe themel i qëndrueshmërisë së prodhimit, prandaj ruajtja dhe përdorimi i tyre shihen si kritike për të mbrojtur sigurinë e të ushqyerit, për sot dhe të ardhmen, si dhe për të përmbushur sfidat në rritje të mjedisit dhe ndryshimin e klimës. 

Për të bërë aktive rezervat potenciale të gjermoplazmës autoktone banka gjenetike dhe Universiteti Bujqësor kanë ofruar dhe janë të gatshëm të ofrojnë shërbime me interes për sistemet e prodhimit bujqësor në vend. 

Bimët na ushqejnë, na veshin, i shtojnë bukurinë peisazhit, na japin materialet e ndërtimit dhe shumë përbërës të medikamenteve farmaceutikë.

Procedurat në Bankën Gjenetike janë: 
    - Koleksionimi & Pranimi i gjermoplazmës
    - Përpunimi & Konservimi i gjermoplazmës
    - Karakterizimi & Vlerësimi
    - Rigjenerimi i gjermoplazmës
    - Dokumentimi & Informimi
    - Shpërndarja e gjermoplazmës

Për më shumë informacion ju ftojmë të vizitoni linqet e mëposhtme:
     Brenda bankës gjenetike shqiptare 
     Banka Gjenetike

Laboratori i Agromjedisit dhe Ekologjisë bëhet pjesë e Rrjetit Ndërkombëtar “Global Soil Laboratory Network”