NJOFTIM
Në kuadër të projektit Erasmus + midis Lithuanian University of Health Sciences dhe Universitetit Bujqësor të Tiranës, shpallet thirrja për aplikime për shkëmbim studentësh (1 kuotë) për Semestrin e parë 2023-2024, në Kaunas, Lituani. Në këtë projekt mund të aplikojnë studentët e Fakultetit të Mjekësisë Veterinare. Para aplikimit studentët duhet të kërkojnë në faqen zyrtare të Universitet pritës dhe të përzgjedhin modulet që do të zhvillojnë, të cilat duhet të përkojnë me modulet që do të ndiqnin këtu në semestrin përkatës.
Nga ana e Universitetit Bujqësor, si partner i projektit, bëhet një renditje paraprake e studentëve aplikues. Kjo renditje u dërgohet partnerëve. Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:
• Vërtetim nga Sekretaria Mësimore
• Lista e notave
• CV
• Letër motivimi
Afati i fundit për aplikim është: 16 Mars 2023
Dokumentacioni i kërkuar do të dërgohet nëpërmjet email-it në adresën: erasmusoffice@ubt.edu.al