DEPARTAMENTI FINANCË KONTABILITETIT
Departamenti Financë Kontabilitet është themeluar në vitin 2007, në të njëjtin vit me krijimin dhe ristrukturimin e Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit.
Ky departament është krijuar duke ruajtur vazhdimësinë e dy katedrave, të Financës dhe Kontabilitetit, që kanë ekzistuar deri në vitin 1994. Departamenti Financë Kontabilitet është organizuar në përputhje me Statutin e UBT, duke pësuar ndryshime sasiore dhe cilësore. Numri i stafit akademik sot është 17 pedagogë, të cilët janë të organizuar në dy grupe mësimore shkencore, Financë dhe Kontabilitet. Stafi i departamentit ka një nivel të lartë kualifikimi në kategoritë Profesor (53 %) dhe Doktor Shkencash (41 %).
Programet që ofron departamenti sigurojnë zbatimin e standardeve të edukimit duke rritur mundësitë e bashkëpunimit në kuader të projekteve të BE-së, ERASMUS+ me qëllim rritjen e kapaciteve akademike dhe shkëmbimeve të studentëve me universitete të njohura jashtë vendit.
Departamenti Financë Kontabilitet ofron programe studime në tre nivele:
Programi i ciklit të parë të studimeve Bachelor në Financë-Kontabilitet
Objektivi kryesor i programit Bachelor në Financë Kontabilitet synon t’u japë studentëve njohuritë bazë për formimin e tyre si specialistë kontabiliteti dhe finance të njësive ekonomike të vogla e të mesme, sektorit shtetëror si dhe për vazhdimin e studimeve të mëtejshme më të avancuara në fushat e financës dhe kontabilitetit.
Programi i ciklit të dytë të studimeve Master i Shkencave në Financë Kontabilitet
Objektivi kryesor i këtij programi studimi Masternë
Financë Kontabilitet
është pajisja e studentëve me njohuri të thelluara teorike dhe praktike, si dhe trajnim për kërkim shkencor në fushën e financës dhe kontabilitetit me objektiv kryesor formimin e specialistëve të aftë për ushtrimin e profesionit të financierit, kontabilistit dhe audituesit etj.
Programi i ciklit të dytë të studimeve Master Profesional në dy drejtime, Financë-Bankë dhe Kontabilitet-Auditim
Objektivi kryesor i këtij programi Master Profesionalnë
Financë Kontabilitet
synon t’u japë studentëve formim dhe trajnim të mirëfilltë profesional në fushën e financë-bankës dhe kontabilitetit-auditimit, për një karrierë të suksesshme në sektorin privat dhe publik.
Cikli i tretë i studimit në doktoraturë në Financë-Kontabilitet
Departamenti Financë Kontabilitet nga viti 2009 ofron ciklin e tretë të studimeve Doktoraturë në drejtimin “Financë Kontabilitet”. Objektivi kryesor është t’i inkurajojë doktorantët për analiza të thelluara në fushat e k
ë
rkimit shkencor si financws, kontabilitetit, auditimi, raportim financiar, etj, si edhe të nxisë kërkimet dhe studimet me karakter aplikativ në k
ë
to fushat.
FUSHAT E KËRKIMIT TE DEPARTAMENTIT:
1.
Menaxhimi dhe vendimmarja financiare, si dhe strategjitë financiare n
ë
sipërmarrjen private dhe sektorin publik.
2.
Risku financiar dhe i biznesit n
ë
njësitë ekonomike dhe në institucionet financiare.
3.
Diagnostikimi dhe financimi i sektorit bujqësor dhe të sektorëve të tjerë ekonomikë.
4.
Politikat monetare dhe fiskale n
ë
kuad
ë
r t
ë
mbështetjes s
ë
sipërmarrjes private dhe zhvillimit ekonomik.
5.
Edukimi financiar dhe roli i tij në nxitjen e sipërmarrjes dhe të karrierës.
6.
Implementimi i Standardeve Kombëtare dhe Ndërkombëtare të Kontabilitetit në njesitë ekonomike.
7.
Edukimi kontabël dhe auditues në kuadër të Standardeve të SKK-ve dhe SNKV-ve.
8.
Forcimi i cilesisë së raportimit financiar dhe rritja e besueshmërsisë së informacionit kontabël të njësive ekonomike.
9.
Rritja e kapaciteteve teknike të profesionit të financierit, kontabilistit dhe tw audituesit për të kuptuar dhe komunikuar sistemin modern të publikimit të gjendjes financiare, si edhe për kryerjen e analizave financiare.
Departamenti Financë Kontabilitet ofron programe studime në tre nivele:
-
Programi i ciklit të parë të studimeve Bachelor në Financë-Kontabilitet
Objektivi kryesor i programit Bachelor në Financë Kontabilitet synon t’u japë studentëve njohuritë bazë për formimin e tyre si specialistë kontabiliteti dhe finance të njësive ekonomike të vogla e të mesme, sektorit shtetëror si dhe për vazhdimin e studimeve të mëtejshme më të avancuara në fushat e financës dhe kontabilitetit.
-
Programi i ciklit të dytë të studimeve Master i Shkencave në Financë Kontabilitet
Objektivi kryesor i këtij programi studimi Master në Financë Kontabilitet është pajisja e studentëve me njohuri të thelluara teorike dhe praktike, si dhe trajnim për kërkim shkencor në fushën e financës dhe kontabilitetit me objektiv kryesor formimin e specialistëve të aftë për ushtrimin e profesionit të financierit, kontabilistit dhe audituesit etj.
-
Programi i ciklit të dytë të studimeve Master Profesional në dy drejtime, Financë-Bankë dhe Kontabilitet-Auditim
Objektivi kryesor i këtij programi Master Profesional në Financë Kontabilitet synon t’u japë studentëve formim dhe trajnim të mirëfilltë profesional në fushën e financë-bankës dhe kontabilitetit-auditimit, për një karrierë të suksesshme në sektorin privat dhe publik.
-
Cikli i tretë i studimit në doktoraturë në Financë-Kontabilitet
Departamenti Financë Kontabilitet nga viti 2009 ofron ciklin e tretë të studimeve Doktoraturë në drejtimin “Financë Kontabilitet”. Objektivi kryesor është t’i inkurajojë doktorantët për analiza të thelluara në fushat e kërkimit shkencor si financws, kontabilitetit, auditimi, raportim financiar, etj, si edhe të nxisë kërkimet dhe studimet me karakter aplikativ në këto fushat.