Departamenti i Mjedisit dhe Burimeve Natyrore
Departamenti i Mjedisit dhe Burimeve Natyrore (DMBN) është pjesë e Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit (FBM) të Universitetit Bujqësor të Tiranës (UBT) dhe është i vendosur në Kampusin Universitar të Kodër Kamëz ose rreth 7 km nga qendra e Tiranës.
DMBN ofron kontribut në fushën e edukimit, kërkimit dhe ekspertizës mjedisore. Qellimi parësor i DMBN është “të ofrojmë njohuri shkencore multidisiplinore për studentët nëpërmjet programeve të studimit universitar dhe pasuniversitar në fushën e mjedisit”. Programet e formimit profesional dhe qytetar orientohen në dobi të mjedisit ose drejt vizionit të zhvillimit të qendrueshëm në pajtueshmëri me të drejtën mjedisore ndërkombëtare dhe parimet kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.
Stafi akademik përbëhet nga 12 Profesorë, 3 Profesorë të Asociuar, 5 lektorë (Dr) dhe 4 asistentë lektorë. Anëtarët e stafit akademik kanë kryer studime dhe kërkim shkencor në universitetet perëndimore dhe vazhdojnë të sjellin eksperiencat më të mira akademike dhe shkencore në funksion të programeve mësimore dhe kërkimit shkencor që zhvillohet pranë DMBN. Pranë DMBN funksionojnë 3 Grupe Mësimore Kërkimore (GMK) (1) GMK i Ekologjisë dhe Biodiversitetit, (ii) GMK i Menaxhimit të Mjedisit dhe GMK i Shkencës së Tokës me Drejtim Mjedisor.
DMBN ka në dispozicion hapsira dhe infrastrukturë optimale për zhvillimin e mësimit dhe kërkimit shkencor në përputhje me standartet e vëndeve të BE. Pranë DMBN funksionon Laboratori Shkencorë i Mjedisit, i cili është i akredituar me standardet ISO 17025:2017 duke qënë i besueshëm në nivel ndërkombëtar. Laboratori kryen analiza për tokën, sedimentet, ujin, biomasën, mbetjet, etj. Në vitin 2022 është ngritur edhe Laboratori Molekular i Mikrobiologjise Mjedisore në Bashkëpunim me Qeverinë Gjermane.
Infrastruktura laboratorike e DMBN është pjesë e rëndësishme e formimit dhe ekspertizës shkencore me besueshmëri të garantuar në nivel ndërkombëtar. Laboratorët ofrojnë ekspertizë dhe shërbime për fermerët, projektet, organizata publike dhe private. Stafi ndihmës akademik (10 persona) është i formuar dhe i specializuar konform kërkesave të standardeve ISO.
Departamenti është pjesëmarrës në shumë projekte akademiek dhe kërkimore në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar në bashkpunim me homologë dhe partnerë ndërkombëtarë. Një numër i konsiderueshëm i studentëve kanë mundësi të kryejnë ose vazhdojnë studimet në vëndet e BE (Itali, Gjermani, France, Poloni, Bullgari, Rumani, Greqi) me bursë në kuadër të programit ERASMUS + dhe projekteve ndërkombëtare.
Pranë DMBN, aktualisht ndjekin studimet më shumë se 600 studentë në 7 programe studimi të njohura në nivel ndërkombëtar si më poshtë
CIKLI I PARË
1. Bachelor në “Inxhinieri Agromjedisi”
Program i Ciklit të Parë Bachelor në “Inxhinieri Agromjedisi” zhvillohet për 3 (tre) vjet ose katër semestra duke akumuluar 180 kredite (ECTS). Programi i diplomës Bachelor në “Inxhinieri Agromjedisi” që ofron UBT është i ngjashëm me programet e universiteteve homologe në Europë dhe SHBA. Njohuritë e fituara në shkencat mjedisore janë të natyrës multi-disiplinore. Kjo diplomë është e akredituar me vlerësimin maksimal dhe njihet në nivel ndërkombëtar. Studentët kanë mundësi të kryejnë një semester në universitetet partnere (Itali, Francë, Gjermani, Austri, Bullgari etj), të mbështetur nga UBT dhe programi ERASMUS. Të diplomuarit kanë mundësi të vazhdojnë direkt studimet në programet e ciklit të dytë ose master në UBT pranë DMBN ose në çdo universitet në vëndet e Europës ose në SHBA.
2. Bachelor në Shkenca Mjedisore profili “Menaxhim i Burimeve Natyrore”
Program i Ciklit të Parë Bachelor në Shkenca Mjedisore profili “Menaxhim i Burimeve Natyrore” zhvillohet për 3 (tre) vjet ose katër semestra duke akumuluar 180 kredite (ECTS). Diploma të ngjashme në Profilin “Menaxhimi i Burimeve Natyrore” janë shumë të preferuera dhe ofrohen nga shumë universitete të njohura në SHBA, Kanada, vëndet e BE, Australi etj. Diploma e Ciklit të Parë Bachelor”në ”Shkenca Mjedisore” në profilin “Menaxhimi i Burimeve Natyrore” ofron “njohuri të integruara” përmes programit multidisiplinor me synim aftësimin profesional të studentëve në procesin e planifikimit dhe menaxhimit të qendrueshëm të burimeve natyrore. Ky program mundëson konsolodim të njohurive dhe aftësim profesional për tokën, sistemet akuatike, ajërin, motin dhe klimën, florën dhe faunën, ndryshimet globale, biodiversitetin, ekosistemet, bio-energjinë, planifikimin e territorit rural dhe urban si dhe menaxhimin e impaktit mjedisor.
CIKI I DYTË
1. Master Shkencor në “Inxhinieri Agromjedisi”
Programi i Ciklit Dytë Master Shkencor në “Inxhinieri Agromjedisi” zhvillohet për 2 (dy) vjet ose katër semestra duke akumuluar 120 kredite (ECTS). Programi i diplomës Master Shkencor në “Inxhinieri Agromjedisi” është i ngjashëm me programet e universiteteve homologe në Europë dhe SHBA. Njohuritë e ofruara janë të natyrës multi-disiplinore, më të avancuara e të ndërlidhura me kërkimin shkencor dhe eksperiencën profesionale. Gjithashtu diploma është e akredituar me vlerësimin maksimal dhe njihet në nivel ndërkombëtar. Eksperienca ka treguar se të diplomuarit kanë mundësi punësimi, brënda dhe jashtë vendit, në projekte dhe në një numër të konsiderueshëm institucionesh ose organizata publike dhe private. Të diplomuarit me rezultate të larta mund të vazhdojnë studimet në programet e ciklit të tretë ose Doktoraturë në Shkencat Mjedisore në UBT ose në çdo universitet në vëndet e Europës ose në SHBA.
2. Master Shkencor në “Menaxhimin e Burimeve Natyrore”
Program i Ciklit të Dytë i Studimeve Master Shkencor në “Menaxhimin e Burimeve Natyrore” zhvillohet për 2 (dy) vjet ose katër semestra duke akumuluar 120 kredite (ECTS). Diploma e Ciklit të Dytë të Studimeve Master Shkencor në “Menaxhimin e Burimeve Natyrore” synon aftësimin profesional të studentëve përmes marrjes së njohurive të thelluara multidisiplinore të lidhura me problematikën aktuale të burimeve natyrore në nivel lokal, Europian dhe global si edhe në procesin e planifikimit e të përdorimit të qendrueshëm të tyre. Programi mundëson të formësojë profesionistin e “Manaxherit të Burimeve Natyrore”. Kjo realizohet përmes programit të integruar të njohjes, mësimdhënies, të nxënit dhe kërkimit shkencor. Të diplomuarit kanë mundësi punësimi në projekte mjedisore, në organizata brënda dhe jashtë vendit, si dhe në një numër të konsiderueshëm institucionesh ose organizata publike dhe private. Të diplomuarit me rezultate të larta mund të vazhdojnë studimet në programet e ciklit të tretë ose Doktoraturë në Shkencat Mjedisore në UBT ose në çdo universitet në vëndet e Europës ose në SHBA.
3. Master Profesional “Menaxhim Mjedisi”
Program i Ciklit të Dytë i Studimeve ose Master Profesional në “Menaxhim Mjedisi” zhvillohet për 2 (dy) vjet ose katër semestra duke akumuluar 120 kredite (ECTS).
Studentët që kanë mbaruar ciklin e parë DMBN ose programe të ngjashme me bazë shkencat biologjike, kimike ose gjeologjike mund të vazhdojnë ciklin e Dytë në Master Profesional “Menaxhim Mjedisi”. Programi ka për synim të formësojë profesionistë me njohuri multidisiplinore të aftë për të gjykuar dhe adresuar problematikën mjedisore e cila mund të shfaqet në marrdhëniet e aktivitetit human me komponentët e mjedisit. Të diplomuarit kanë mundësi punësimi në projekte mjedisore, në organizata brënda dhe jashtë vendit, si dhe në një numër të konsiderueshëm institucionesh ose organizata publike dhe private.
4. Master Profesional “Zhvillim Rural dhe Mjedis i Qendrueshëm”
Program i Ciklit të Dytë i Studimeve ose Master Profesional në “Menaxhim Mjedisi” zhvillohet për 2 (dy) vjet ose katër semestra duke akumuluar 120 kredite (ECTS). Studentët që kanë mbaruar ciklin e parë UBT ose programe të ngjashme mund të vazhdojnë ciklin e Dytë në Master Profesional “Zhvillim Rural dhe Mjedis i Qendrueshëm”. Ky program i përgjigjet nevojave të tregut për ekspert në fushën e zhvillimit rural duke ruajtur qendruëshmërinë e burimeve natyrore. Të diplomuarit kanë mundësi punësimi në projekte për zhvillimin rural, në organizata brënda dhe jashtë vendit, si dhe në institucione të tjera publike dhe private.
CIKLI I TRETË
Doktoraturë në “Shkenca Mjedisore”
Programi i studimeve në Shkenca Mjedisore ka për qëllim “zhvillimin e kërkimit shkencor duke adresuar problematikat mjedisore të vëndit përmes qasjeve inovative dhe teknologjike nëpërmjet eksperimentimit në laborator dhe in situ; komunikimi dhe publikimi i rezultateve në revista dhe evente shkencore, në dobi të mbrojtjes së mjedisit dhe zhvillimit të qendrueshëm. Programi synon përgatitjen e ekspertëve në fushën e mjedisit me njohje të thelluara për tema multidisiplinore të lidhura me tokën, ujin, biodiversitetin, mbetjet, etj., të aftë për të zhvilluar analiza duke arritur në përqasje dhe përfundime të drejta. Nëpërmjet shkollës së doktoraturës mundësohet: (i) përvetësimi i metodologjisë së kërkimit dhe gjykimit profesional në dobi të mbrojtjes dhe menaxhimit të qendrueshëm të mjedisit dhe/ose burimeve natyrore (ii) përvetësimi i njohjes dhe/ose aftësive të nevojëshme në procesin e kërkimit shkencor si forma më e lartë e ekspertizës në fushën e mjedisit dhe (iii) zhvillimi i kompetencave profesionale në fushën e mjedisit, rritja dhe zgjerimi i mundësive për punësim dhe karrierë profesionale.
PROFILI I PËRGJEGJËSIT TË DEPARTAMENTIT
Prof. Dr. Seit SHALLARI
E-mail : sshallari@ubt.edu.al
Gjatë viteve 1985-1990 ka kryer studimet e larta dhe është diplomuar si “Agronom i Përgjithëshëm” pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës, ku u emërua dhe filloi punë si asistent lektor në Mars të vitit 1990. Studimet e doktoraturës i ka kryer pranë Institutit Nacional Politeknik të Lorraine (INPL), Nancy, Francë (1994-1998) duke mbrojtur tezën e doktoraturës (PhD) me vlerësim maksimal dhe urimet e jurisë. Eshtë angazhuar në shërbimin civil gjatë viteve 2000-2007, në pozicionin e Sekretarit të Përgjithëshëm për Ministrinë e Bujqësisë dhe Ushqimit. Në vitin 2007 ka fituar titullin akademik profesor i asociuar dhe në vitin 2011 titullin profesor. Nga viti 2016 është përgjegjës i Departamentit të Mjedisit dhe Burimeve Natyrore. Zhvillon aktivitetin e mësimdhënies në programet Bachelor, Master Profesional dhe Master Shkencor në modulet “Vlerësim dhe Auditim Mjedisi”, “Analizë dhe Vlerësim i Rriskut Mjedisor” dhe “Politika Mjedisore&Menaxhim Mjedisi”. Eshtë koordinator i shkollës së doktoraturës në “Shkencat Mjedisore”. Aktiviteti i tij shkencor është i fokusuar në problematikën e ndotjes së mjedisit, sjelljes së metaleve të rënda në mjedis, karakterizimit të rriskut dhe reabilitimit mjedisor. Gjatë viteve, ka drejtuar dhe ka marrë pjesë në projekte akademike dhe kërkimore, ka zhvilluar ekspertiza të pavarura në bashkëpunim me institucione ndërkombëtare dhe organizata të tjera publike ose private. Ka publikuar artikuj shkencorë në revista me Faktor Impakti të lartë, të cilat janë të rankuara në Scopus ose web of science. Raportet dhe publikimet e tij shkencore janë cituar (profili në google scholar) rreth 1000 herë nga autorë të tjerë.
MISIONI
v Të ofrojë dije shkencore dhe vlera demokratike, të formojë specialistë/ekspertë dhe shkencëtarë të aftë për të gjykuar dhe adresuar sfidat mjedisore në frymën e zhvillimit të qëndrueshëm;
v Të shërbejë si qendër ekselence për edukimin mjedisor në vazhdimësi duke ofruar udhëheqje dhe ekspertizë për vlerësimin dhe përballimin e problemeve mjedisore në nivel lokal, kombëtar e më gjërë.
VIZIONI
v
Të jetë departament lider për edukim dhe ekspertizën mjedisore, përmes arsimit cilësor dhe kërkimit shkencor duke u bazuar në vlera, qasje ndërdisiplinore dhe mjete inovative në dobi të vëndit dhe shoqërisë.
DEPARTAMENTI I MJEDISIT DHE BURIMEVE NATYRORE
PËRGJEGJËS DEPARTAMENTI
Prof. Dr. Ferdi BRAHUSHI
E-mail : fbraushi@ubt.edu.al
-
Edukimi: Studimet e larta në degën e Agronomisë së Përgjithshme, Fakultetit i Agronomisë, Instituti Lartë Bujqësor i Tiranës, 1984 – 1989; PhD në Shkencat Bujqësore, Universiteti Bujqësor i Tiranës, 1996.
Titulli akademik : Profesor, Shtator 2012 dhe në vijim;
Adresa: Departamenti i Mjedisit dhe Burimeve Natyrore, Godina e Mjedisit, Zyra 206
Lëndët (Modulet) : “Ekotoksikologjia e Pesticideve dhe Siguria Mjedisore”; “Ndotësit Organikë dhe Ekotoksikologjia”; “Atmosfera dhe Kontrolli i Cilësisë së Ajrit”; “Menaxhimi i Cilësise dhe Sigurisë Mjedisore”.
Stafi Ndihmës dhe Sekretaria
Dr. Irena DUKA
Përgjegjëse e Laboratorit të Agromjedisit dhe Ekologjisë (LAME)
E-mail: iduka@ubt.edu.al
Bachelor
Bachelor - Inxhinieri Agromjedisi
Bachelor - Menaxhimin e Burimeve Natyrore
Master Shkencor
Master i Shkencave - Inxhinieri Agromjedisi
Master i Shkencave - Menaxhimi i Burimeve Natyrore
Master Profesional
Master Profesional - Menaxhim Mjedisi
Master Profesional - Zhvillim Rural dhe Mjedisor i Qendrueshem