Departamenti i Hortikulturës dhe Arkitekturës së Peizazhit
Departamenti i Hortikulturës dhe Arkitekturës së Peizazhit ka qenë një prej dy katedrave themeluese të Universitetit në 1951 dhe ka një traditë të gjatë dhe kontribute në zhvillimin e hortikulturës në Shqipëri. Dega ‘horti-frutikulturë’ e hapur me VKM 368, datë 19.10.1959 përkon me programin aktual “Inxhinieri Agrare” profili: ‘Hortikulturë’. Roli i Departamentit është themelor po të kemi parasysh se:
(a) hortikultura është sektori më i rëndësishëm i bujqësisë shqiptare dhe një ndër sektorët ekonomik që punëson ose vetëpunëson një masë të gjerë të fuqisë punëtore në Shqipëri;
(b) prirjet zhvillimore dhe konkurrueshmëria e sektorit demonstrojnë se kjo pozitë do të ruhet e madje forcohet në të ardhmen;
(c) në kontekstin global, sigurimi i ushqimit (veçanërisht fruta–perimeve) në kushtet e pakësimit të burimeve natyrore me ritme alarmuese konsiderohet një sektor me përparësi dhe shoqëritë e vendeve të zhvilluara investojnë në të;
(ç) ndryshimet klimatike po sfidojnë në radhë të pare bimët hortikulturore duke qenë produkte që konsumohen kryesisht të freskëta dhe për të cilat cilësia është parësore (ndryshe nga drithërat, për shembull, që konsumohen vetëm të përpunuara);
(d) politika mbështetëse dhe promovuese për sektorin, si nga Qeveria ashtu edhe donatorët e huaj;
(dh) globalizimi i tregtisë së bimëve hortikulturore i shton mundësitë për treg si për produktet hortikulturore shqiptare ashtu edhe për profesionistët e këtij sektori;
(e) zhvillimet në bioteknologji dhe disiplina të thelluara, që kanë gjetur shumë më tepër zbatim në sektorin e hortikulturës e që kanë çuar në një Revolucion të Gjelbër 2 e bëjnë tërheqës angazhimin e shumë nxënësve të talentuar të gjimnazeve me formimim të mirë në shkencat natyrore.
Gjatë dekadës së fundit kanë ndodhur ndryshime të mëdha në vendin tonë:
(a) për hërë të parë në historinë e Shqipërisë në zonat urbane jeton shumica e popullsisë;
(b) ka një program kombëtar që synon të normalizojë situatën kaotike të krijuar nga lëvizja e pakontrolluar e popullisë në zonat urbane;
(c) kanë filluar investimet e para serioze publike që synojnë përmirësimin e situatës së parqeve urbane dhe të zonave të gjelbra;
(ç) në zonat suburbane ka investime serioze për ndërtimin e qendrave rezidenciale me kopshte private. Këto ndryshime janë shoqëruar me një rritje të ndërgjegjësimit të popullatës mbi rolin dhe rëndësinë e gjelbërimit; të kopshteve dhe parqeve urbane. Për t’ju përgjigjur këtyre ndryshimeve në vitin 2014 në Departamentin e Hortikulturës nisi Masteri Profesional në Arkitekturë Peizazhi. Realizimi me sukses i këtij masteri u shoqërua me ndryshimin e emrit të departamentit në Departament i Hortikulturës dhe Arkitekturës së Peizazhit. Aktualisht Departamenti ofron programin e studimit Bachelor në Arkitekturë Peizazhi si dhe Master Shkencor dhe Profesional në Arkitekturë Peizazhi.
OBJEKTIVAT
(a) Nivel i lartë mësimdhënie dhe mësimnxënie në ciklin e parë dhe të dytë për të përgatitur profesionistë të së ardhmes që do të integrojnë teorinë dhe praktikën në hortikulturë dhe arkitekturë peizazhi, planifikim dhe projektim.
(b) Interes i shtuar i maturantëve për të ndjekur një karrierë në biznese të hortikulturës dhe arkitekturës së peizazhit si edhe në kërkim shkencor dhe këshillim
(c) Rritja e cilësisë së programeve të studimit nëpërmjet modernizimit të infrastrukturës akademike, aplikimit të standardeve të larta të vlerësimit të programeve të studimit dhe përshtatja e kurrikulave me shpejtësinë e ndryshimeve socio-ekonomike dhe zhvillimeve të tregut.
(d) Demonstrimi i ekselencës në angazhimin universitar që i shërben aktivitetit akademik, sektorit, qeverisë qendrore dhe vendore, si dhe shoqërisë në përgjithësi.
MISIONI
Departamenti i Hortikulturës dhe Arkitekturës së Peizazhit (D.HAP) përkushtohet të përgatisë studentë për profesione dhe biznese në hortikulturë dhe arkitekturë peizazhi, të fuqizojë pozitën konkurruese të këtyre sektorëve në Shqipëri dhe të përmirësojë cilësinë dhe sasinë e produkteve hortikulturore dhe përfitimeve nga peizazhi nëpërmjet kërkimit shkencor dhe shërbimeve.
VIZIONI
Ofrimi i mundësive për arsim cilësor në funksion të karrierës në hortikulturë dhe arkitekturë peizazhi, shndërrimin e Departamentit në një qendër dinamike të kërkimit shkencor, referencë në çështjet e hortikulturës dhe arkitekturës së peizazhit si dhe integrimin e kërkimit në nivel evropian.
DEPARTAMENTI I HORTIKULTURËS DHE ARKITEKTURËS SË PEIZAZHIT
PËRGJEGJËS DEPARTAMENTI
Prof. Asoc. Dr. Gjok VUKSANI
E-mail : gjvuksani@ubt.edu.al
Prof.Asoc.Dr.Gjokë Vuksani është Përgjegjës i Departametit të Hortikulturës dhe Arkitekturës së Peizazhit në Universitetin Bujqësor të Tiranës.
Ai është diplomuar në Agronomi në Universitetin Bujqësor të Tiranës me rezultate të shkëlqyera (mesatare 9.8) në vitin 1993.Pas studimeve ka kryer një specializim 1-vjecar në Francë i fokusuar në zbatimin e teknologjive të reja në Hortikulturë dhe shtimin e bimëve zbukuruese.
Në vitin 2002 ka mbrojtur gradën shkencore “Doktor i Shkencave Bujqësore” në fushën e Hortikulturës me temë: “Shumimi vegjetativ dhe mikroshumimi në substrate të ndryshme të species Fabiana imbricata” ku gjithë pjesa eksperimentale in-vitro është zhvilluar pranë Universitetit Humbold të Berlinit në Gjermani.
Në vitin 2009 ka fituar titullin “Profesor i Asocuar“në fushën e bujqësisë pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës.
Përvec eksperiencës së gjatë rreth 30-vjecare në fush ë n akademike z.Vuksani ka një përvoj ë të vyer n ë legjislativ si Deputet i Parlamentit Shqiptar 2005-2009 por edhe në ekzekutiv në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të AZHBR (Agjencia IPARD) 2010-1013, ku ka bashkpunuar ngushtësisht më DG Agrin e KE për akreditimin e strukturave IPARD dhe zbatimin e politikave të përbashkëta të BE.
Z.Vuksani është titullar i lëndëve “Lulëtari”, “Teknologjia e avancuar në lulëtari “, “Bimët dhe projekti me material bimor”, “Gjelbërimi i ndërtesave”.
Puna kërkimore e Tij është e lidhur me shumë kërkues Evropianë që nga viti 1996 në Universitetin “Wageningen” të Hollandës ka realizuar një bashkëpunim në kuadër të projektit Tempus.
Bashkëpunimi ka vazhduar për realizimin e Doktoraturës me laboratorin e “Cell cultures “ në Universitetin “Humbold” të Berlinit dhe me kërkues nga Universiteti “Ca' Foscari” të Venezias dhe “Aldo Moro” të Barit në Itali, të cilat kanë konkluduar me një sërë botimesh të përbashkëta.
Z.Gjokë Vuksani është autor i 5 monografive shkencore, 4 librave universitarë ,41 artikujve shkencor t ë botuara në revista të njohura kombëtare dhe ndërkombëtare (Plants, Gesunde Pflanzen etj),si dhe pjesmarrës në 30 konferenca në fushën e bujqësisë.
Fushat kryesore të kërkimit të tij janë: shumëzimi i bimëve hortikulturore, përdorimi i substrakteve të ndryshme lokalë , kompostove të gjelbërta miqësore me mjedisin, kultivimin e bimëve zbukuruese si dhe mundësinë e përdorimit të specive mesdhetare në kopshtet shqiptare.
Programet e Studimit HAP