Deri në fillim të viteve 90-të Katedra e Mbrojtjes së Bimëve ka funksionuar me dy grupime lëndësh të veçanta: ato të Entomologjisë dhe ato të Fitopatologjisë me 8 pedagogët efektiv të brëndshëm dhe disa të jashtëm. Në vitin 1994 Mbrojtja e Bimëve u inkuadrua në Departamentin e Hortikulturës dhe Mbrojtje Bimësh duke humbur kështu pamvarësinë e proçesit mësimoro-shkencor dhe mundësinë e një dipllome të veçantë Mbrojtje Bimësh.
Departamenti i Mbrojtjes së Bimëve u formua si pasojë e vendimit të Qeverisë nr. 515 të korrikut 2006, me anë të cilit Instituti i Mbrojtjes së Bimëve në Durrës tranferohet dhe vihet në vartësi të Universitetit Bujqësor me potencialin njerëzor dhe asetet e tij.
Kjo strukturë së
bashku me Seksionin e Mbrojtjes së Bimëve të Fakultetit të Bujqësisë UBT çuan
në formimin e Departamentit të Mbrojtjes së Bimëve, me vendim të Senatit
të UBT në dhjetor të vitit 2006.
Aktualisht Departamenti i
Mbrojtjes se Bimeve dhe Laboratori i mbrojtjes e bimeve i Akredituar (pjese e
departamentit) eshte Depatament i References Kombetare te Mbrojtjes se Bimeve.
Vizioni
i Departamentit të
Mbrojtjes së Bimeve është të përgatisë specialistë të lartë dhe të kualifikuar
në të dy nivelet e shkollimit të aftë për ti shërbyer bujqësisë Shqiptare dhe
që të jenë konkurues në tregun Evropian të punës.
Misioni dhe Objektivat e
Departamenti janë:
Ndryshimi i
strukturës ekzistuese të Mbrojtjes së Bimëve (seksioni) dhe krijimi i sektoreve
të rinj (Sektori mësimorë-shkencore dhe Laboratorin e Mbrojtjes së Bimëve
Durrës) të cilët do të mbulojnë edhe shërbimin në këtë fushë.
Hartimi i programeve
të reja mësimore dhe kurrikulave në funksion të integrimit me sistemin Europian
(Kartën e Bolonjës) të kurseve universitare (Bachelor, Master) dhe transferimit
të krediteve.
Fuqizimi i Bazës
laboratorike e cila do të mundësojë implementimin sa më të mirë dhe të shpejtë
të kurrikulave të këtij departamenti.
Formimi praktik i
studentëve si brenda kampusit universitar të UBT-së ashtu edhe pranë LMB-së
Durrës.
Realizimi i
kualifikimeve shkencore të specialistëve të bujqësisë dhe të përafërt me ta në
nivelet Master, Doktorat etj.
Organizimi i
trajnimeve në fushën e identifikimit të parazitëve të bimëve, të prognozë
sinjalizimit dhe rekomandimit të masave specifike.
Aspektet kryesore të kërkimit
shkencor
Departamenti i
Mbrojtjes së Bimëve është i vetmi departament në vend, që realizon kërkim
shkencor në mbrojtjen e bimëve, duke krijuar mundësi për hartimin e
protokolleve sipas standarteve të BE-së. Mbështetja me kërkim shkencor i këtij
sektori, kontribuon në rritjen ekonomike përmes rritjes së konkurrueshmërisë
dhe novacionit, çka kontribuon në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe
Integrim (SKZHI).
Strategjia e Kërkimit
Shkencor të DMB është e harmonizuar me Strategjinë e Kërkimit të UBT,
Strategjinë e Kërkimit në Shqipëri dhe Kodin Shqiptar të Kërkimit të
Përgjegjshëm, që shërbejnë si ombrellë edhe për anëtarët e DMB dhe studentët që
do të kontribuojnë në përmbushjen e prioriteteve të UBT dhe Qeverisë së
Shqipërisë, në fushën e kërkimit dhe zhvillimit.
Shërbimet që ofron DMB-ve
Analizon të gjithë
materialin bimor të ardhur nga importi dhe kryen analizimin e materialit bimor
të prodhuar në vend. Analizat kryhen në bazë të protokolleve standarte
diagnostikuese, bazuar në rregullat e (CE) n. 1159/2000, 97/647/EC,
ECSC-EEC-EAEC të BE-së, protokollet e EPPO-s 02/9350, etj.
Prognozë –
sinjalizimin për të gjitha kulturat bujqësore në shkallë vendi dhe hartimi i
masave të kontrollit.
Departamenti i
Mbrojtjes së Bimëve bën të mundur diagnostikimin, studimin e bioekologjive të
parazitëve të bimëve, duke përcaktuar edhe masat e kontrollit të tyre në
kuadrin e kontrollit të integruar. Nëpërmjet prognozë – sinjalizimit, bëhet
evidentimi i gjendjes fitosanitare si dhe rekomandimi i masave të kontrollit,
bazuar në ecuritë biologjike si dhe në përzgjedhjen e atyre metodave dhe
teknikave, të cilat kanë si bazë implementimin e protokolleve standarte të
BE-së.
Departamenti Mbrojtje Bimësh
, bazuar në kërkesat
ligjore, është i organizuar në laboratorët:
Entomologji,
Mykologji,
Bakterologji,
Virusologji,
Nematologji, të
mirëpajisur me pajisje bashkëkohore, të cilat garantojnë determinim deri në
nivelin molekular.