Drejtoria e Projekteve dhe
Zhvillimit është ngritur në vitin 2019, si pasardhëse e Zyrës së Projekteve
pranë Rektoratit të UBT. Qëllimi i ngritjes së kësaj Drejtorie është fuqizimi i
përfshirjes së Stafit dhe studentëve të UBT në një numër sa më të madh
projektesh kombëtare e ndërkombëtare.
Përfshirja në projekte është një
nga rrugët kryesore të rritjes cilësore të mësimdhënies, mësim-nxënies dhe kërkimit
shkencor, si dhe krijon mundësi të reja në lidhjen me industrinë dhe degët e
tjera të ekonomisë. Nëpërmjet pjesëmarrjes në projekte mundësohet përmirësimi i
infrastrukturës kërkimore e mësimdhënëse si dhe aftësimi i më i mirë i stafit
dhe studentëve të të gjitha niveleve.
Drejtoria, ka për detyrë të
ndihmojë në përhapjen e informacionit, në plotësimin dokumenteve, përgatitjen e
projekteve për pedagogët dhe studentët. Ajo nxit dhe koordinon hartimin e
propozimeve për projekte dhe trajnime midis strukturave të ndryshme të UBT-së.
Drejtoria, nëpërmjet zyrave të saj dhe kontakteve me partnerët e vendit dhe të
huaj lehtëson dhe ndihmon në kërkimin e partnerëve për realizimin e aplikimeve
në programe dhe projekte të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare.
Drejtoria e Projekteve dhe Zhvillimit është organizuar në shtatë zyra secila përgjegjëse për një ose disa programe të veçanta.
Misioni
– Rritja e pjesëmarrjes në projekte kërkimore didaktike dhe zhvillimore si dhe studime strategjike në fushat që UBT mbulon, nëpërmjet përmirësimit të kapaciteteve njerëzore dhe infrastrukturore, rritjes së interesit të stafit për pjesëmarrje në projekte dhe mbështetjes e lehtësimit të procedurave të aplikimit dhe zbatimit të projekteve.
Vizioni
– Universiteti Bujqësor i Tiranës është
një partner prestigjioz në fushën kombëtare dhe ndërkombëtare për hartimin,
menaxhimin dhe zbatimin e projekteve kërkimore, zhvillimore dhe studimeve në
fushat që mbulon.