Zhvillimet politike dhe ekonomike të fillim viteve 90 bënë të domosdoshme një riorganizim të plotë të programeve mësimore në funksion të integrimit me sistemin evropian të edukimit universitar. Në vitin 1991, institucioni merr Statusin e Universitetit.
Në fillim të vitit 1993 në Universitetin Bujqësor të Tiranës, filluan te zbatohen dy projekte te financuar nga USAID dhe GTZ, per riorganizimin e struktures administrative te UBT dhe hartimi i planeve dhe programeve te reja mësimore. Dega e Zooteknise përsëri shkeputet nga Fakulteti i Veterinarise dhe i bashkohet Fakultetit te Bujqesise.Kështu viti 1994-1995 shënon krijimin për herë të parë të Departamentit të Zooteknisë në Fakultetin e Bujqësisë.
Në vitin 1999
në Shqipëri filluan pëgatitjet për implementmin e ECTS. Në këtë periudhë
Departamenti ishte përfshirë në projektin TEMPUS “Zhvillimi i kurikulës në Zootekni“, ku u mundësua zhvillimi i
programeve mësimoe në përputhje me Proçesin e Bolonjës. Për herë të parë u fut
koncepti i ECTS në programet mësimore të Prodhimit Shtazor. Kurikulat pësuan
një transformim rrënjësor, u hartuan dhe implementuan dy programe studimi: “Zootekni dhe Menaxhimi i Biznesit Blegtoral“,
si dhe “Akuakultura dhe Menaxhimi i
Peshkimit“.
Në konferencën
e Ministrave të Arsimit, mbajtur në Berlin, në vitin 2003, u pranua kërkesa e
Shqipërisë për të aderuar në Proçesin e Bolonjës. Kjo do të thoshte një reformë
fondamentale, përafrim i legjislacionit dhe krijimi i një hapsire të arsimit të
lartë, të përbashkët, të hapur dhe fleksibël. Në vitin akademik 2004 – 2005
Departamenti, si gjithë Universiteti Bujqësor i Tiranës implementoi zyrtarisht
ECTS.
Aktualisht
Departamenti ofron programe studimi në nivelin Bachelor, Master i Shkencave,
arsim profesionl 2 vjecar dhe Doktoratë.
Departamenti i
Shkencave Zooteknike është pjesë e
Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit, Universiteti Bujqësor i
Tiranës. Studenët kombinojnë interesat e tyre mbi biologjinë dhe kafshët
në një mjedis që tejkalon kufijtë e auditorëve. Departamenti është i njohur për
programet mbi mësimin, kërkimin dhe ekstensionin në biologjnë shtazore dhe
blegtorinë. Fushat prioritare ku fokusohemi janë të ushqyerit, mbarështimi,
gjenetika dhe përmirësimi gjenetik i kafshëve të fermës. Fokusi ynë janë
kafshët e fermë si gjedhi, delet, dhitë, shpendët, bletët, derrat kuajt etj.
Stafi i Departamentit ka nivel të lartë kualifikimi dhe eksperiencë që garanton
mësim dhënie cilësore dhe përcimin e njohurive bashkëkohore të shkencës së
zooteknisë tek studentët, me qëllim pregatijten e specialistëve të aftë për të
zbatuar praktikat e mira të mbarështimit të kafshëve dhe prodhimin e produkteve
blegtorale cilësore e të sigurta. Në forminin praktik profesional e kërkimor shkencor të studentëve
përdoret infrastrukturë laboratorike moderne si dhe ferma blegtorale me
teknologji të përparuara të mbrështimit të kafshëve. Stafi i departamentit
është i përkushtuar në plotësimin e detyrimeve të tij dhe shumë i angazhuar për
ti qëndruar afër studentëve e ndihmuar për të përballur sfidat e arsimimit të
tyre universitar.
Departamenti
ka marëdhënie të ngushta me të gjitha njësitë e tjera të UBT-së, me
univeritette të tjera shqiptare, si dhe me mjaft Institucione dhe organizata,
si Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural,
Qendrat e Transferimit të Teknologjive Bujqësore, Agjensite
Rajonale të Ekstensionit Bujqësor
Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Shëndetin e Kafshëve, kompani dhe
ferma private etj.
Departamenti i
kryen aktivitetet e tij në kontekstin e misionit dhe vizionit të UBT-së,
Departamenti zhvillon edhe përhap njohuri për nivelin Bachelor, Master dhe
Doktoratë, si dhe kontribuon në zhvillimin e sektorit të prodhimit
blegtoral përmes kërkimit,
publikimeve,trajnimeve të specialistëve të ekstensionit dhe fermerëve sikurse
shërbimeve ndaj të tretëve me asitencë teknike.