Historiku
Departamenti “Drejtim Agrobiznesi” (DDA), është një nga departamentet më të vjetra në FEA/UBT. Embrioni i DDA, mund të konsiderohet me të drejtë dega “Ekonomi Agrare”, në ish Institutin e Lartë Bujqësor të Tiranës (ILBT) në vitin akademik 1962-1963, në Fakultetin e Agronomisë, kur u mundësua përgatitja për herë të parë e specialistëve të profilit “Ekonomist Plani” për bujqësinë. Ky drejtim studimi funksionoi për një periudhë gati 10 vjeçare, me rreth 25-30 studentë për çdo vit, të pëzgjedhur këta pas përfundimit të studimeve të kursit të parë në Fakultetin e Agronomisë.
Drejtimi i studimeve në “Ekonomi Agrare”, përbën natyrisht edhe bërthamën për organizimin e Fakultetit të Ekonomisë Agrare në vitin 1971, ku me Vendim të Këshillit të Ministrave, u thelemua ish Fakulteti i Ekonomisë Agrare, si Njësi Kryesore Bazë, në kuadër të ish ILBT. Katedra e “Organizimit të Ndërmarrjeve” sot Departamenti “Drejtim Agrobiznesi, në ish Fakultetin Ekonomise Agrare ishte njësia kryesore mësimore e këtij fakulteti.
Ish Fakulteti i Ekonomisë Agrare funksionoi si i tillë deri në vitin 1994, periudhë e cila përkon me fillimin e proçesit të ristrukturimit tërësor të Universitetit Bujqësor të Tiranës. Ky ristrukturim çoi në fuksionimin e Fakultetit të Ekonomisë Agrare në kuadër të Fakultetit të Bujqësisë, me dy departamentet përkatëse: Departamenti “Drejtim i Fermave & Agrobiznesit”, sot Departamenti “Drejtim Agrobiznesi”, me dy seksione, Seksioni “Drejtim Marketing” & Seksioni “Financë Kontabilitet”, si dhe Departamenti “Ekonomi & Politikave Agrare”. Tashmë DDA është pjesë e Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit.
Përshkrim i DDA dhe programeve të studimit
Departamenti “Drejtim Agrobiznesi është një nga departamentet kyçe të Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit (FEA). Ky departament është i organizuar në tre GMK, si, GMK i Administrimit, GMK i Menaxhimit dhe GMK i Marketingut. Ai ka në përbërjen e tij 17 persona staf akademik, nga të cilët 5 Profesorë, 6 Profesorë të Asociuar, 4 Doktorë dhe 2 Master i Shkencave. Në DDA vijojnë gjithashtu studimet një numër i konsiderueshëm studentësh në të gjitha ciklet e studimit. Fokusi i veprimtarisë së DDA mbështetet në tre kollona kryesore, Edukimi Universitar, Kërkimi Shkencor dhe Transferimi i Njohurive. Ne kete kontekst, programet e studimeve në Dep. “Drejtim Agrobiznesi”, synojnë pajisjen e studentëve me njohuritë bazë, metodat dhe parimet shkencore të përgjithshme, si dhe formimin e shprehive të veçanta praktike në: fushën e drejtimit dhe menaxhimit të ndërmarrjeve të agrobiznesit, marketingut të produkteve agroushqimore, menaxhimit të burimeve njerëzore, administrimin dhe menaxhimin e organizatave në sektorin publik. Ky departament ofron programe në të dy ciklet e studimit, Bachelor, Master Profesional dhe Shkencor.
STUDIMET E CIKLIT TË PARË_BACHELOR
Bachelor ne “Menaxhim Agrobiznesi” – Program i Akredituar r
Programi i studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Menaxhim Agrobiznesi” synon pajisjen e studenteve me njohuritë bazë, mbi metodat dhe parimet shkencore të përgjithshme, si dhe formimin e shprehive të veçanta praktike në fushën e menaxhimit të agrobiznesit, marketingut të produkteve bujqësore si edhe në atë të menaxhimit të burimeve njerëzore në sipërmarrjet dhe bizneset ku do të punësohen. Ky program studimi realizohet me 180 kredite (ECTS) dhe kohëzgjatja e tij është 3 (tre) vite akademike. Në përfundim të këtij programi studimi lëshohet diplomë universitare “Bachelor”në “Menaxhim Agrobiznesi”.
STUDIMET E CIKLIT TË DYTË_MSH&MP
1. Programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”
Master i Shkencave ne “Administrim i Ndermarrjeve” – Program i Akredituar
Programi i studimit të ciklit të dytë “Master i Shkencave” ne “Administrimi i Ndërmarrjeve” i pajis të diplomuarit që zotërojnë diplomë universitare “Bachelor” me njohuri të thelluara teorike dhe praktike, si dhe trajnim për kërkim shkencor te pavarur në fushën e menaxhimit të ndërmarrjeve të biznesit në përgjithësi. Ky program realizohet me 120 kredite, ku përfshihen 30 kredite pë projektin kërkimor (mikrotezën) dhe kohëzgjatje normale e tyre është 2 vite akademike. Për tu pranuar në këtë cikël studimi në departamentin “Drejtim Agrobiznesi”, studentët duhet të kenë dhënë edhe provimin e gjuhës angleze mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare. Në përfundim të këtij programi të ciklit të dytë lëshohet diplomë universitare “Master i Shkencave” në “Administrim i Ndërmarrjeve”.
Master i Shkencave ne “Marketingu i Ushqimit dhe Biznesi Digjital” – Diplome Duale me DEIM - Univetsiteti i Tuscias, Viterbo, Itali
Program studimi ciklit te dyte “Master i Shkencave” ne “Marketingu i Ushqimit dhe Biznesi Digjital”, ka per qellim t’i ofrojë kandidatëve kompetencat e nevojshme teorike dhe praktike, për të ushtruar funksionin e specialistit të kërkimit në fushën e marketingut të ushqimeve, jo vetëm pranë bizneseve të llojeve e madhësive të ndryshme në sektorin e ushqimeve, por edhe si promotorë/sipërmarrës të rinj në start-up-et që mund të krijohen në kontekstin e zinxhirit të ushqimit. Numri total i krediteve për këtë program studimi është 120 të shpëndara në 2 vite akademike. Diplomimi për këtë program studimi realizohet me mbrojtjen e një teze diplome. Me përfundimin e studimeve, studenti pajiset me diplomë Master i Shkencave në “Marketingu i Ushqimit dhe Biznesi Digjital”. Ky program studimi ofrohet dhe si nje diplome duale me DEIM – Universiteti i Tuscia, Viterbo, Itali. Kuotat dhe perzgejdhja e studenteve qe perfshihen ne diplomen duale percaktohen ne marrveshje midis dy institucioneve.
2. Programet e studimeve “Master Profesional”
Master Profesional ne “Menaxhimi i Ndermarrjeve te Agrobioznesit” - Program i Akredituar
Programii ciklit të dytë të studimit “Master profesional” ne “Menaxhimi i Ndermarrrjeve te Agrobiznesit”, u ofron të diplomuarve me një diplomë universitare “Bachelor”, arsimim, edukim dhe trajnim të mirëfilltë profesional. Programi i studimit “Master Profesional” realizohet me 120 kredite dhe kohëzgjatja normale e tij është 2 vite akademike. Në përfundim të këtij cikli studimesh lëshohet diplomë universitare “Master Profesional” në “Menaxhimi i Ndërmarrjeve”, profili: “Menaxhimi i Ndërmarrjeve të Agrobiznesit”.