Departamenti i Kimisë
Departamenti i Kimisë (DK) është një prej njësive më të vjetra të strukturave të Universitetit Bujqësor të Tiranës. Në fillimet e veta ka qenë seksion i Departamentit Ndërfakultator, në Fakultetin e Bujqësisë, duke përfshirë disiplinat e Kimisë dhe Biologjisë me emërtimin Seksioni i Kimi-Biologjisë. Pas riorganizimit të strukturave të UBT, në vitin 2007, ky seksion u bë pjesë e Fakultetit të Bioteknologjisë dhe Ushqimit, tanimë si Depratamenti i Kimi-Biologjisë. Ndërsa me Vendim Senati të UBT Nr. 36, dt. 15.09.2014 dhe bazuar në Ligjin e Arsimit të Lartë (i ndryshuar), Nr. 10493, dt. 15.12.2011, Neni 23, Pika 3,4, Deprtamenti i Kimisë egziston si një njësi bazë e FBU, dhe përfshin disiplinat e Kimisë Inorganike, Kimisë Organike, Kimisë së Produkteve Natyrore, Kimisë Analitike dhe Metodat Instrumentale të Analizë.
Që në fillesat e veta, disiplinat e këtij departamenti kanë qënë dhe janë pjesë e programeve të studimit për nivelin e parë “Bachelor” të Fakulteteve të UBT (Fakulteti i Bujqësisë dhe Mbrojtjes së Mjedisit, Veterinarisë, Shkencave Pyjore dhe Bioteknologjisë e Ushqimit) si dhe në nivelin e dytë “Master Shkencor” e “Master Profesional” të Fakulteteve të Bujqësisë dhe Mjedisit e Bioteknologjise e Ushqimit.
MISIONI
Ngritja e nivelit të njohurive të domosdoshme që duhet të ketë një student në lëndët e kimisë, të cilat janë bazale për të realizuar misionin që ka UBT, në përgatitjen e specialisteve në fushën e Bujqësisë, Ushqimit, Mjedisit, Shkencave Pyjore dhe Mjekësisë Veterinare.
VIZIONI
Të pajisë studentët me njohuritë bazë të nevojshme, teorike e praktike të Kimisë Inorganike, Organike, Analitike, të cilat janë lëndë themelore baze e formimit dhe për shumë disiplina të tjera profesionale që zhvillohen në fakultetet e Bujqësisë dhe Mjedisit, Mjekësisë Veterinare, Shkencave Pyjore, Bioteknologjisë dhe Ushqimit me qëllim rritjen e aftësis të të kuptuarit të principeve kimike. Të pajisë studentet me njohuri te përshtatshme dhe bashkohore të disiplinave të kimise me qëllim përvetësimin sa më mirë të lëndëve të specialitetit si gjenetika, biokimia e bimëve dhe kafshëve, mikrobiologjia, fiziologjia e bimëve dhe kafshëve dhe lëndëve të tjera si farmakologjia, biologjia, të ushqyerit, teknologjia ushqimore, mbrojtja e mjedisit, e bimëve etj. Të aftesojë studentët në interpretimin dhe grumbullimin e të dhënave nisur nga aspektet e përgjithshme teorike. Ti aftësojë studentët për të zgjidhur probleme që lidhen me aspektet kimike në fushat e tyre të studimit. Ti pajisë studentët me shprehi të një pune të pavarur në laborator. Ti njohë studentët me një game të gjerë të teknikave moderne dhe klasike veçanërisht ato të cilat janë me të dobishme në kiminë analitike. Rritja e nivelit të kërkimit shkencor nëpërmjet pjesmarrjes në projekte zhvillimore e shkencore dhe përmirësimit të infrastrukturës laboratorike; Zhvillimi i kerkimit shkencor ne perputhje me nevojat e vendit bazuar ne drejtimet më aktuale. Të ofrojë kërkime në ciklin e tretë për fushat e studimit të UBT, duke marrë përsipër përgatitjen e kualifikimin e studjuesve dhe shkencëtarëve të rinj. Të kryejë aktivitete studimore kërkimore e shkencore të lidhura ngushtë me veprimtarinë akademike dhe programin e kurseve në të cilat zhvillon mësimin, duke marrë pjesë në projekte kombëtare e ndërkombëtare dhe duke qenë partner me mjaft homologë të huaj.
Dr.