MSc. Edmond ALIKAJ
Specialist në Laboratorin “Shfrytëzimi dhe Mekanizimi Pyjor”
E-mail: ealikaj@ubt.edu.al
Departamenti i Pyjeve (DEP) është themeluar në shtator të vitit 1959 dhe ndodhet në Universitetit Bujqësor të Tiranës, në Kodër-Kamëz, rreth 7 km nga qendra e Tiranës. Në DEP ndjekin studimet rreth 1054 studentë në Ciklin e I "Bachelor" në Drejtimin “Inxhinieri Pyjore”; Ciklin e II “Master i Shkencave” dhe “Master Profesional” në Shkencat Pyjore dhe në Ciklin e III, Doktoraturë në Shkencat Pyjore. DEP është një si bazë e Fakultetit të Shkencave Pyjore, njëri nga 5 fakultetet që përbëjnë Universitetin Bujqësor të Tiranës, një nga Institucionet më të rëndësishme të Arsimit të Lartë në Shqipëri. DEP bashkërendon mësimdhënien dhe kërkimin shkencor në fushë e pyjeve, duke ofruar kontribut në edukim dhe kërkim, me objektiv: “të ofrojë njohuri shkencore për studentët nëpërmjet programeve të studimit universitar e pasuniversitar në fushën e pyjeve”.
▶ HISTORIKU I SHKURTËR I DEPARTAMENTIT TË PYJEVE
Kronograma historike e DEP, e cila si fillesë të saj daton shtatorin e vitit 1959, në përmbajtjen e vet konturon etapat më kryesore të zhvillimit, arritjeve si dhe ndihmesës që ky departament, ka ofruar për përgatitjen e rreth 1400 specialistëve të lartë të Pyjeve, të cilët kanë kontribuar e kontribuojnë p ë r zhvillimin dhe mbrojtjen e pasurive pyjore të vendit. Para vitit 1944, për drejtimin e sektorit pyjor u ndoq praktika e përgatitjes së spe-cialistëve në vendet Perendimore dhe ato të Lindjes. Viti 1969, viti i dekades së krijimit te Departamentit dhe diplomimit deri atëher ë të rreth 170 Inxhinierë Pyjesh të profilit të përgjithshëm, shënohet dhe si një vit ndry-shimesh për Departamentin për disa arsye: (1) u ristrukturua plani mesimor egzistues; (2) u projektua përga-titja e specialistëve të lartë të pyjeve në 2 profile të veçanta Silvikulturë dhe Shfrytëzim Pyjesh.
Mbas viteve `80 departamenti i rikthehet edhe njëherë sistemit të studimeve me plan mësimor unik dhe përgatitjes së specialistëve të lartë të profilit të përgjithshëm, por tani vetëm në fushën e Silvikulturës dhe Shfrytëzimit Pyjor, sistem i cili vazhdoi të zbatohej deri në prag të vitit Akademik 1994-95. Viti 2005 shënon vitin e reformimit radikal të kurrikulës së fakultetit në përputhje me parimet e Proçesit të Bolonjës, ku të gjitha programet e studimeve që afron DEP në të 3 ciklet e studimit, i përgjigjen plotësisht kritereve të kërkuara për të lehtësuar krahasimin e tyre me programe të ngjashme universitare jashtë vendit, duke mundësuar mobilitetin e studentëve tanë fillimisht gjatë periudhës së studimeve e më pas në kualifikimet e tyre pas diplomimit.
Departamenti i Pyjeve e mbështet egzistencën e tij si IAL në përmbushjen e misionit:
Të realizojë edukimin profesional dhe shkencor të studentëve të tij në nivelin më të lartë cilësor, që u mundëson atyre të përballojnë me sukses nevojat e tregut të punës dhe sfidat e zhvillimit të sektorit të pyjeve, përmes programeve të avancuara të arsimimit, kërkimit dhe trajnimit. Të jetë qendër permanente e formimit të vazhduar si dhe të ofrojë lidership dhe ekspertizë për gjykimin e adresimin e problemeve mjedisore në nivel lokal, kombtar e më gjërë.
Profesor pranë Departamentit të Pyjeve prej 27 vitesh. Është ri-zhgjedhur në pozicionin e Përgjegjësit të Departamentit të Pyjeve në vitin 2020. Ka qenë Dekan i fakultetit për 8 vjet në periudhën 2008-2016. Është diplomuar dhe ka marë titullin “Inxhimier Pyjesh” në Universitetin Bujqësor të Tiranës, Fakulteti i Shkencave Pyjore, në vitin 1987. Pas diplomimit ka punuar për 4 vite në Ndërmarjen e Shfrytëzimit të Pyjeve në Pukë, 2 vjet specialist pyjesh pranë Drejtorisë së Përgjithëshme të Pyjeve dhe Kullotave, në Ministrinë e Bujqësisë, 1.5 vjet specialist në Institutin e Kërkimeve Pyjore dhe Kullotave në Tiranë. Ka kryer studimet e doktoraturës në Universitetin Georg-August të Göttingenit, Gjermani në vitin 2000.
MSc. Edmond ALIKAJ
Specialist në Laboratorin “Shfrytëzimi dhe Mekanizimi Pyjor”
E-mail: ealikaj@ubt.edu.al