-
Departamenti i Shkencave Agronomike
Departamenti i Shkencave Agronomike (DSHA) mban këtë emërtim me Vendim të Senatit të Universiteti Bujqësor të Tiranës, Nr.49, dt.23.11.2018.
Megjithatë, Departamenti i “Shkencave Agronomike” origjinon që nga krijimi i Universitetit Bujqësor të Tiranës (fillimisht, si Instituti i Lartë Bujqësor) në vitin 1951. Në dekadat që kanë kaluar, ai ka qenë emërtuar si Departamenti i Agronomisë, Departamenti i Prodhimit Bimor dhe Departamenti i Shkencave dhe Teknologjive Bimore, por gjithmonë në bërthamën e tij janë përfshirë disiplina si Botanika, Fiziologjia, Gjenetika-Përmirësimi Gjenetik i Bimëve, Biokimia, Fitoteknia, Mekanika, Përmirësimi Ujor dhe Topografia.
Pjesë e historisë dhe krenarisë së departamentit janë figurat e shquara të Bujqësisë dhe Shkencave Biologjike, Akademik Mentor Përmeti, seleksionuesi dhe krijuesi i kultivarit të grurit Dajti dhe Akademik Xhaferr Qosja, një nga hartuesit kryesorë të Florës së Shqipërisë .
Ndër vite, Departamenti është pasuruar edhe me disiplina relativisht të reja si Fiziologjia e Bimëve të Kultivuara, Aplikimi i Fitohormoneve në Bujqësi, Bioteknologjia, Resurset gjenetike, Ekofiziologjia dhe Streset e Bimëve, Bioenergjia, Trajtimi Energjitik i Mbetjeve, Vlerësimi i Ciklit Jetësor të bioenergjisë dhe bimëve industriale, etj.
Pranë Departamentit të Agronomisë, prej vitit 1998 funksionoi Shkolla e Studimeve të Thelluara Pasuniversitare (SHPU). Për periudhën 1998-2006, Departamenti i Agronomisë, ka ofruar, gjithashtu, kurse kualifikimi afatshkurtër në fushat e prodhimit të farave, ujitjes dhe ekstensionit bujqësor. Departamenti i Shkencave Agronomike ka qenë dhe vazhdon të jetë pjesëmarrës në një sërë projekte kërkimore–shkencore. Veçanërisht, projektet e Programit Erasmus kanë bërë të mundur, që shumë studentë të ndjekin mësimet për një semestër ose të zhvillojnë tezën Master në vende të BE si Poloni, Austri, Gjermani, Itali, etj.
DSHA, aktualisht, ofron programet e studimit si më poshtë:
a. Programe studimi të ciklit të parë:
§ Bachelor në Inxhinieri Agrare: Profili "Agronomi”;
§ Bachelor në Inxhinieri Agrare - Agromekanizim;
§ Bachelor në “Agrobiologji”.
b. Program Profesional 2-vjeçar “Teknolog Bujqësor”
c. Programe studimi të ciklit të dytë në:
§ Master i Shkencave në “Inxhinieri Agrare”, “Shkencat Agronomike”;
§ Master Shkencor në “Energjitë e Rinovueshme”;
Gjithashtu, DSHA ofron ciklin e tretë të studimeve Doktoratë në “Shkencat Bujqësore”.
MISIONI
§ Përgatitja e specialistëve dhe kërkuesve në fushat e Agronomisë me dije bashkëkohore mbi teknologjitë e prodhimit bimor, përmirësimin gjenetik të bimëve, shkencat bimore dhe burimet gjenetike bimore, menaxhimin e përdorimit të ujit, agromekanizimin dhe energjitë e rinovueshme.
§ Fuqizimi i kërkimit shkencor në shërbim të zhvillimit të qëndrueshëm të prodhimit bujqësor veçanërisht atij bimor, duke integruar gjithnjë e më shumë stafin e DSHA në projekte kombëtare e ndërkombëtare, bilaterale dhe multilaterale.
§ Bashkëpunim me organet vendimmarrëse lokale dhe qëndrore në hartimin e strategjive të zhvillimit të qëndrueshëm bujqësor dhe atij rural në tërësi. Ofrim ekspertize në programimin e masave lidhur me prodhimin bimor, inputet bujqësore, ujitjen dhe kullimin etj.
§ Mbështetje me ekspertizë në vlerësimin e situatave problematike në fermat e prodhimit bimor dhe përcaktimin e masave konkrete për përmirësimin e tyre.
VIZIONI
-
§ Rritje e vazhdueshme e nivelit mësimor në disiplinat që mbulon DSHA, fuqizim dhe përmirësim i kërkimit shkencor dhe shërbimit këshillimor, me qëllim arritjen në nivelin e universiteteve më të mira në vendet e BE-së.
§ Përgatitja e specialistëve dhe kërkuesve në fushat: Teknologjitë e Prodhimit Bimor, Përmirësimit Gjenetik dhe të Burimeve Gjenetike Bimore, Ujitjes dhe kullimit Agromekanizimit dhe Energjive të Rinovueshme, Shkencave bimore dhe vegjetacionit.
DEPARTAMENTI I SHKENCAVE AGRONOMIKE
PËRGJEGJËS DEPARTAMENTI
Prof. Dr. Lirika KUPE
E-mail : lkupe@ubt.edu.al
Prof. Dr. Lirika Kupe është diplomuar në degën Biologji 5-vjeçare pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës në vitin 2001. Po këtë vit ka filluar punë në Katedrën e Botanikës, Universiteti Bujqësor i Tiranës. Ajo ka kryer studimet në nivelin SHPU (Shkollë Pasuniversitare) në vitin 2003, mbi “Cilësinë e ujërave bazuar në parametrat biologjikë “Taksonomia e algave dhe ekologjia e ujërave të ëmbla si dhe ndikimi i tokave bujqëore në këto ujëra”, ku një pjesë të punimit e realizoi pranë Institutit Botanik të Insbruckut në Austri. Në vitin 2006 filloi studimiet e Doktoraturës në po të njëjtën fushë, pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës. Gjithashtu një pjesë të PhD e ka realizuar pranë “Institutit Limnologjik”, Zȕrich, Zvicër. Që nga viti 2009, mban titullin “Profesor i Asociuar”. Gjatë asaj periudhe dhe në vazhdim, ka thelluar studimet e saj në këtë fushë duke qenë autore dhe bashkautore në rreth 2 monografi, 2 tekste mësimore, 40 revista shkencore si dhe ka marrë pjesë në rreth 53 konferenca apo simpoziume ndërkombëtare dhe kombëtare. Gjithashtu ka marrë pjesë si eksperte në projekte ndërkombëtarë në fushën e biodiversitetit dhe menaxhimit të mjedisit si (SCOPES, CPWB, NIVA, UNDP, SANE, RBMT, etj). Ka marrë pjesë në projekte kçrkimore si koordinatore dhe antare. Ka kryer një sërë specializimesh afatgjata pranë Institutit Limnologjik (Universiteti i Zȕrich, Universiteti i Insbruckut – Austri, pranë Universitetit të Tekirda (Turqi), Universitetit të Hoenheim (Gjermani), Trento (Itali), bashkëpunime afatgjata me Institutin Hidrobiologjik të ujëave (Ohër – Maqedoni), etj. Ajo zhvillon aktivitetin mësimor në lëndën e “Botanikës së Përgjithshme” që nga viti 2001, si dhe lëndën “Trajtimi Energjetik i Mbetjeve” në Masterin Shkencor “Energjitë e Rinovueshme”. Që nga shtatori 2020, Prof. Kupe është Drejtuese e Departamentit të Shkencave Agronomike. Gjithashtu që nga viti 2022 mban titullin Profesor.
Stafi Ndihmës Akademik
Msc. Majlinda CANE
Stafi Ndihmës akademik
E-mail:
mcane@ubt.edu.al
Msc. Fatbardha Bukaci
Stafi Ndihmës akademik
E-mail:
fbukaci@ubt.edu.al
Msc. Manushaqe TABAKU
Stafi Ndihmës akademik
E-mail:
mtabaku@ubt.edu.al
Veprore XHAJA
Stafi Ndihmës akademik
E-mail:
vxhaja@ubt.edu.al
Dhurata KOÇI
Stafi Ndihmës akademik
E-mail:
dhkoci@ubt.edu.al
Klodiana BALLIU
Stafi Ndihmës akademik
E-mail:
kballiu@ubt.edu.al
Lirim HALILAJ
Stafi Ndihmës akademik
E-mail:
lhalilaj@ubt.edu.al
Adem SULA
Stafi Ndihmës akademik
E-mail:
asula@ubt.edu.al